AJËR I PASTËR – KLIMË E SHËNDOSHË E BANIMIT

Ngrini cilësinë e jetës suaj brenda në 4 mureve tuaja!

Më së paku dy të tretat e jetës njeriu i kalon në hapësira të brendshme. Cilësia e ajrit të dhomës pra luan një rol të rëndësishëm për shëndetin tanë. Pluhuri, tymi i duhanit, bakteret, aromat – të gjitha këto në mënyrë vendimtare e dëmtojnë cilësinë e ajrit. Ajrosja e mjaftueshme ndihmon. Pra: Hapni dritaret! Por në shumë ndërtime të reja dhe objekte të rindërtuara, për shkak të sistemit të përgjithshëm të rregulluar të ngrohjes qendrore, klimës dhe ajrimit, energjetikisht të ndjeshëm, nuk është zgjidhja më e mirë për të kursyer energji. Për më tepër që dritaret e hapura pa dashur i ftojnë mysafirët e paftuar: polenin, insektet dhe vjedhësit i gëzon kjo. 

Futni tani – në mënyrë të kontrolluar dhe duke kursyer energji – ajër të pastër të freskët në shtëpi! Me këmbyesin e nxehtësisë ajër-tokë AWADUKT Thermo dhe sistemin e dritareve GENEO Inovent ju ofrojmë dy mundësi krejtësisht të ndryshme, por efektive, për të ngritur në njëfarë mase cilësinë e jetës brenda katër mureve tuaja! Qoftë ndërtim i ri ose rindërtim: Sistemet tona kujdesen me besueshmëri për atë, që ju pa brenga të mund të frymoni lirshëm!

A e keni ditur se:

  • ajri i pastër përmban 78 % azot, 21 % oksigjen, 0,03 % dyoksid karboni dhe 0,93 % gazra të çmuara? Ky kombinim ndryshon, kur në një hapësirë apo banesë të ketë njerëz, bimë ose sende.
  • Njerëzit si me kovë lirojnë lagështi dhe dyoksid karboni në ajrin e brendshëm? Një person duke pushuar djersitet rreth 1 litër; një person aktiv rreth 2,5 litra. Një familje me 4 persona lirojnë deri në 10 litra ujë në ditë në ambient si avull uji.
  • çdo njeri për çdo ditë thith dhe liron rreth 24 kilogram ose konvertuar rreth 20.000 litra ajër?

Zgjidhjet tona

GENEO INOVENT – ajër të freskët me dritare të mbyllura

Sistemi i dritareve Geneo Inovent përshtatet në mënyrë ideale për rindërtime. Merrni tani ajër të freskët në afat të gjatë brenda katër mureve tuaja – pa zhurmë trafiku, pa lagështi, materie dëmtuese ose alergjenë. Falë sistemit të integruar të ventilimit dhe filtrimit, mysafirët e paftuar nuk kanë asnjëfarë mundësie. 

Më shumë

Këmbyesi i nxehtësisë ajër-tokë AWADUKT THERMO

Për ventilim të kontrolluar të shtëpisë suaj që nga fillimi kujdeset sistemi i këmbyesit të nxehtësisë ajër-tokë Awadukt-Thermo – zgjidhja optimale tek ndërtimet e reja. Nuk e ngrit vetëm mirëqenien, por e mbron edhe portofolin tuaj. Përmes sistemit të ventilimit bëhet këmbimi natyral i ajrit në dhoma. Ajër të freskët pa dritare të hapura me anim – kjo i zvogëlon kostot e energjisë. Sistemet e ventilimit nuk gjejnë përdorim vetëm tek shtëpitë me shpenzim të ulët të energjisë apo pasive. 

Më shumë

Printo