TARRACA IME. RELAZZO IME.

Dizajni im. Koleksioni im.

Dërrasat e jashtme për kërkesa më të larta

RELAZZO puro, finello & naturo si dhe coro & calmo krijojnë koleksionin e jashtëzakonshëm të dërrasave për tarracë WPC, i cili para së gjithash të bën për vete: Shumëllojshmëri e dizajnit dhe ndjeshmëri unike e drurit.

RELAZZO puro
RELAZZO naturo
RELAZZO coro & calmo

Të thjeshta, klasike, elegante

Dërrasa për tarracë RELAZZO puro janë të përshtatshme veçanërisht për sipërfaqe të mëdha. Në dispozicion në tetë ngjyra të bukura natyrale, si profil i zbrazët stabil ose si dërrasë e çmuar masive - RELAZZO puro përshtatet thjeshtë në çdo rrethanë.

Kreative, me stil, që të bëjnë për vete

Linjat e koleksionit RELAZZO finello & naturo bindin çdo të pasionuar ndaj dizajnit përmes optikës dhe haptikës së saj moderne dhe natyrale të drurit – për ndjenjë unike të këndshme të këmbës.

Të çmuara, luksoze, të qëndrueshme

RELAZZO coro & calmo krijojnë pikën më të lartë të koleksionit. Dërrasat masive në hollësi të punuara me bërthamë Upcycling karakterizohen me stabilitetin e vet ekstrem – me jetëgjatësi dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Avantazhet tuaja me RELAZZO puro 

  • 8 ngjyra natyrale dhe 2 gjerësi të dërrasave
  • jashtëzakonisht të përshtatshme për sipërfaqe të mëdha të tarracave
  • Risi: Shtrim më i shpejtë i dërrasave për tarraca, pa shpim paraprak


Avantazhet tuaja me RELAZZO finello & naturo

  • Për të pasionuarit pas dizajnit: linja fituese e koleksionit naturo
  • shtrohen 6 x më shpejtë falë sistemit të patentuar për shtrim të shpejtë
  • Lartësi e vogël e ndërtimit: ideale për rinovime

Avantazhet tuaja me RELAZZO coro & calmo

  • Dërrasa masive jashtëzakonisht të qëndrueshme për stabilitet të shtuar, me jetëgjatësi ekstreme
  • Simbiozë optimale nga qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia, me bërthamë të brendshme Upcycling të përpunuar në mënyrë perfekte  
  • Liri më e lartë e dizajnimit: të mundshme madje edhe forma të rrumbullakëta!

Materiali im. Besimi im.

RELAZZO WPC-Terrassendielen: Rutschfest, kein Splittern und Reißen

Materiali i kombinuar dru-polimer (WPC) RAUWOOD përbëhet me mbi 50 % dru. Ky material u jep dërrasave për tarracë RELAZZO një ndjenjë unike të materialit natyral:

RELAZZO duket si dru, ndjehet si dru, ka aromën si dru dhe mund të përpunohet si dru.

Njëkohësisht dërrasat WPC kënaqin me vetitë e shumta, të cilat kujdesen per nje kohë të gjatë, të keni lumturi në tarracën tuaj të re RELAZZO:

Me formë stabile në afat të gjatë dhe pa plasaritje

Dërrasat për tarraca RELAZZO ofrojnë stabilitet jashtë mase edhe në raste të ngarkesave të rënda.  Gjithashtu garanton liri nga plasaritja praktikisht pa shpenzime për kujdes.

Rezistent ndaj të nxehtit, të ftohtit dhe lagështisë

Materiali WPC RAUWOOD ofron qëndrueshmëri ndaj kushteve klimaterike edhe në rreze të forta të diellit, ndaj të nxehtit të madh, lagështisë apo të ftohtit si dhe stabilitet të formës dhe fortësi të profilit.

Jashtëzakonisht të qëndrueshme ndaj rrëshqitjes dhe të përshtatshme për të luajtur fëmijët

Dërrasat RELAZZO arrijnë klasën më të lartë të qëndrueshmërisë ndaj rrëshqitjes R11 sipas DIN 51097. Falë vetive të tyre të sigurta të përdorimit dërrasat për tarraca janë të përshtatshme për të luajtur fëmijët.

Ngjyra afatgjate, të cilat nuk zbehen

Dërrasat për tarraca RELAZZO janë të qëndrueshme ndaj rrezeve UV. Karakteri i ngjyrës së tarracës suaj mbetet për shumë vite. Prarimi natyral i drurit del menjëherë pas shtrimit.

Terrasse RELAZZO
TÜV Süd

Vula internacionale e cilësisë për mbulesa tarracash WPC, e cila ka si parakusht testime të ndryshme për përdorim (psh. qëndrueshmëria ndaj rrëshqitjes, ngarkesa klimaterike) si dhe stabilitetin (psh. sjellja ndaj lakimit). Vlen për RELAZZO puro, naturo & finello. 

Vlera edhe më të rrepta janë kërkuar nga TÜV Süd, si testime ekstreme lidhur me jetëgjatësinë, si psh. testime ndaj lagështisë-nxehtësisë ose testime me spërkatje me avull kripe nga industria automobilistike. Kërkesat e larta të cilësisë janë mbikëqyrur në kontinuitet nga pikat eksterne të kontrollit.

Bota ime. Ardhmëria ime.

RELAZZO

Qëndrueshmëria është për REHAU themeli i mendimit dhe veprimit afarist. Prandaj materiali RAUWOOD, i cili dërrasave për tarraca RELAZZO iu jep veti të shkëlqyeshme, prodhohet me efikasitetin më të lartë të resurseve. Mbetjet e përpunuara në to vijnë nga ekonomia e certifikuar evropiane e pyjeve. Këtu bëhet fjalë për shembull për mbetje nga industria e drurit ose gdhendla nga fabrikat e sharrimit. Materialin e përdorur në dërrasat WPC për RELAZZO e përgatisim nga materiali i prodhuar ekologjik.

A e keni ditur?

Për RELAZZO nuk prehet asnjë dru

edhe pse dërrasat për tarraca përbëhen prej më shumë se 50% nga druri.

Druri i përpunuar në RELAZZO menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme

dhe vjen nga ekonomia FSC dhe PEFC e certifikuar evropiane e pyjeve.

Pjesëmarrja e polimerit në RELAZZO është prodhuar në mënyrë ekologjike

në RELAZZO coro & calmo për shembull kapakët mbyllës të shisheve PET fitojnë një jetë të dytë.

Dërrasat për tarraca RELAZZO janë plotësisht të riciklueshme

Dhe vlejnë si biomasë.

Institut Bauen und Umwelt e. V.


Environmental Product Declaration dokumenton ndikimin e materialeve ndërtimore ndaj mjedisit. Certifikati EPD është një bazë e të dhënave për qëndrueshmërinë e një produkti në lëndë të parë puncto, prodhim dhe paketim.

PEFC

PEFC është një sistem transparent dhe i pavarur për sigurimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të pyjeve dhe me atë një provë mbarë botërore të qëndrueshmërisë për lëndët e para dhe produktin final të gatshëm për përdorim.


Koha ime. Koha ime e lirë.

Dërrasat për tarraca RELAZZO: jetëgjatë dhe të lehta për kujdes

Me dërrasat për tarraca RELAZZO ju mbetet edhe më shumë nga koha e lirë dhe mundeni edhe lidhur me temën kujdes të pushoni. Falë vetive të veçanta të materialit RAUWOOD bie krejtësisht poshtë lyerja e rregullt e domosdoshme tek tarracat klasike, vajosja dhe smerilimi i tyre. Një fshirje javore dhe shpëlarje dy herë në vit me ujë të ngrohtë e mban tarracën tuaj RELAZZO WPC të pastër në mënyrë permanente. Dhe nëse një shpëlarje e thjeshtë nuk mjafton, provoni me pastruesin tuaj me presion të lartë.



Falë sistemit inovativ për shtrim të shpejtë të RELAZZO-s shtrimi i dërrasave WPC bëhet deri në 6 x më shpejtë. Në këtë rast keni ndihmën e ofertës voluminoze të aksesorëve të RELAZZO gjatë implementimit të ideve tuaja.

Doni të mësoni si bëhet shtrimi i thjeshtë dhe i shpejtë i dërrasave për tarraca RELAZZO? Shihni vetë:


Dëshironi të informoheni për së afërmi lidhur me hapat veç e veç të montimit të RELAZZO?

 Udhëzimet tjera për kujdesin e drejtë të tarracës suaj të re WPC i ka përmbledhur Shoqata e Industrisë Gjermane të Materialeve prej Druri:

Shërbimi ynë për ju RELAZZO

Filloni drejtpërdrejtë me planifikimin e tarracës suaj RELAZZO, informohuni për së afërmi ose kërkoni një tregtar profesional në afërsinë tuaj:

Kërkimi i shitësve RELAZZO

KËRKIMI I SHITËSVE RELAZZO

Këtu e gjeni shitësin profesional të dërrasave për terraca RELAZZO në afërsinë Tuaj.
RELAZZO

Planifikoni tarracën tuaj

Planifikoni dhe llogaritni kërkesat optimale të materialit për dërrasat tuaja RELAZZO WPC.
RELAZZO

Kështu mund të duket tarraca Juaj

RELAZZO i jep çdo tarrace një fytyrë individuale.
RELAZZO Spezialreiniger

Aksesorë

Komplet special për pastrim RELAZZO
Printo