BOTA E NGJYRAVE NGA REHAU

Dritaret dhe dyert në masë të madhe e formojnë imazhin e një fasade dhe çdo objekti i japin një notë unike përmes dhënies individuale të ngjyrave. Me qëllim që të keni mundësisht zgjedhje të lirë gjatë dizajnimit të brendshëm dhe të jashtëm të sistemeve të dritareve, REHAU posedon një paletë të gjerë të varianteve të ngjyrave dhe dizajneve dhe programin e vet e ka lidhur në çatinë e KALEIDO COLOR. 

Arkitektura moderne nuk mund të paramendohet pa xhama me sipërfaqe të mëdha. Prandaj tek REHAU krahas një dizajnimi individual të ngjyrës për ju janë të hapura edhe pothuajse të gjitha mundësitë e dhënies së formës. Pasi që me ndihmën e materialeve tona inovative (sikur RAU-FIPRO) mund të ndërtohen elemente dritaresh dhe dyersh në madhësi, të cilat konvencionalisht nuk do të ishin të realizueshme. 

100 % Cilësi REHAU 

Të gjitha shtresat dekorative dhe llaçi para përdorimit të parë analizohen me saktësi, i nënshtrohen testimit afatgjatë dhe i eksponohen ngarkesave më të larta. Vetëm nëse kalohen të gjitha testimet, atëherë flasim për cilësi REHAU.

Për ju kjo do të thotë, e merrni një produkt sipas standardeve më të larta të industrisë, kombinuar me garancinë e plotë të prodhuesit. 

Dëshironi të siguroni përshtypjen e parë? Atëherë testoni dizajnuesit tanë të ngjyrave ose lexoni dokumentacionin tonë. Paletat e plota të ngjyrave i gjeni në faqen vijuese, të renditura sipas procedurës përkatëse të dhënies së ngjyrave.



Drejt dizajnuesit të dritareve

Drejt dokumentacionit KALEIDO COLOR

Ngjyrat

KALEIDO FOIL – Theksime të veçanta me dekore të drurit, uni-dekore dhe metalike

Petëzimi i dekorimeve është që shumë vite këtej procesi i dëshmuar i dhënies standarde të ngjyrës në treg. Dekoret e REHAU paraprakisht trajtohen me ngjitës dhe me një procedurë të posaçme të makinave me kapacitet të lartë me butësi ngjiten mbi profilin e dritares. Shtresa dekoruese PVC është e ndërtuar me dy shtresa: shtresa bazë mbetet me unikolor ose e shtypur, shtresa e sipërme transparente prej PMMA i mbron ngjyrat dhe dekoret nga zbardhja prej rrezeve UV ose nga ndikimet klimaterike. Ju mund t’i ngjitni dekoret nga pjesa e brendshme dhe/ose e jashtme.

KALEIDO PAINT – Lyerje brilante për dritaret tuaja REHAU

Në KALEIDO PAINT dritaret lyhen me llak në një ngjyrë krejtësisht sipas imagjinatës tuaj. Llaku i çmuar spërkatet në më tepër shtresa dhe dritares i jep një finish shumë të veçantë. Paleta e ngjyrave është në zgjerim e sipër – edhe tek llaçi struktural, ku me llak përzihen përbërës të ndryshëm. 

KALEIDO COVER – Klasike dhe fisnike: Optika perfekte e aluminit

Veshjet prej alumini mundësojnë, që optika e profileve të aluminit të kombinohen me avantazhet teknike të profileve PVC. KALEIDO COVER përshtatet në mënyrë perfekte në formën e dhomave të profilit të dritares dhe ngjitet fortë me të. Sipërfaqja e veshjes mund të lyhet me llak, të mbulohet me shtresë pudre ose anodizohet dhe njëkohësisht është robust dhe e qëndrueshme në mot të ligë. KALEIDO COVER mund të dizajnohet me ngjyra në nuancat 170 RAL. 

Format

Format individuale si dritare të rrumbullakëta apo trekëndësh hapin për ju shumë mundësi arkitektonike. Qoftë e madhe apo e vogël, me një apo dy krahë, me grila apo pa to – Ju mund ta dizajnoni dritaren tuaj krejtësisht sipas shijes suaj.

Zgjidhje ideale për xhamat me sipërfaqe të mëdha. 

Arkitektura moderne nuk mund të paramendohet pa xhama me sipërfaqe të mëdha. Prandaj tek REHAU krahas një dizajnimi individual të ngjyrës për ju janë të hapura edhe pothuajse të gjitha mundësitë e dhënies së formës. Pasi që me  ndihmën e materialeve tona inovative (sikur RAU-FIPRO) mund të ndërtohen elemente dritaresh dhe dyersh në madhësi, të cilat konvencionalisht nuk do të ishin të realizueshme.

Format

Me dritaret e plastikës të REHAU janë të mundshme forma, të cilat me materiale të tjera nuk do të ishin të imagjinueshme. Zgjidhni një formë të dritares të përshtatshme për objektin tuaj me ngjyrën përkatëse dhe bëni atë diçka shumë të veçantë.

Teknika

Të gjithë që dëshirojnë të dinë më tepër dhe interesohen në hollësi për procedurën e dhënies së ngjyrës, këtu i gjejnë të gjitha informacionet e nevojshme.

Dizajnuesi i dritareve

Këtu gjeni kombinime të ngjyrave dhe dritare të dëshiruara. Provoni njëherë! 

Drejt dizajnuesit të dritareve

Printo