GENEO INOVENT

Thjeshtë të jetosh shëndetshëm

Klimë e shëndoshë e dhomës dhe ajër të pastër – me dritare të mbyllura

Të ndjehesh komod në shtëpi – do të thotë, të jetosh në atmosferë të këndshme dhe para së gjithash të shëndoshë. Lagështi, kërpudha myku të dëmshme për shëndetin, zhurmë e komunikacionit, alergjenë, hajdutë – të gjithë këta e kanë të kotë brenda katër mureve. E si mundet e gjithë kjo të hiqet jashtë ose të bllokohet dhe prapëseprapë të garantohet në çdo kohë ajër i pastër dhe i shëndoshë?

41%

e popullsisë gjermane kanë probleme me infektimet nga myku në banesat e veta.

Shkaku kryesor: mungesa e ajrit të pastër.

20%

e popullatës gjermane nuk mund të flinë me dritare të hapura për shkak të zhurmës.

80%

e të gjitha vjedhjeve ndodhin përmes dritareve dhe dyerve të hapura me anim që kanë një qasje të lehtë.

Zgjidhja nga REHAU

GENEO INOVENT kujdeset për një sistem tërësisht të integruar të ajrimit për ajër të pastër me dritare të mbyllura.

  • Pa lagështi. Pa myk.
  • Zhurma mbetet jashtë.
  • Hajdutët mbeten jashtë.


Për të mirën e shëndetit tuaj

GENEO INOVENT kujdeset për një klimë komode me ajër të shëndoshë, më tepër qetësi dhe siguri.

Cilësia e ajrit

Parandalimi i mykut me ndihmën e ajrit të pastër

GENEO INOVENT kujdeset për këmbim optimal të ajrit

Kërpudhat e mykut shpeshherë përhapen pa u vërejtur në gjithnjë e më shumë hapësira banimi në Gjermani dhe rrezikojnë shëndetin: sporet në ajrin e dhomës merren me anë të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë sëmundje serioze, si dhe reaksione alergjike – veçanërisht tek fëmijët.

41% e popullsisë gjermane kanë probleme me mykun në banesat e veta:

New Content Item

  • Sëmundje respiratore
  • Ndjeshmëri ndaj infeksionit
  • Alergji
  • Dhimbje koke
  • Lodhje, Apati
  • Mundësi infektimi të lëkurës
  • Irritim të syve
  • Pengesa koncentrimi
  • Dhimbje të muskujve/nyjeve

Rrezikim të shëndetit nga kërpudhat e mykut

Kombinimi i lagështisë së lartë të ajrit, izolimit të dobët dhe këmbimit të pamjaftueshëm të ajrit e ndihmon krijimin e mykut, më së shpeshti në banjë, në kuzhinë dhe – më e rrezikshmja – në dhomën e gjumit dhe të fëmijëve.

E pamundur në jetën e përditshme: të ajroset rregullisht në mënyrë manuale

  • 20 minuta: ajrosje në mëngjes
  • Më tepër herë brenda ditës: Këmbimi i gjithë ajrit të dhomës (hapja e njëkohshme e të gjitha dritareve)
  • Gjatë çdo ajrosjeje: Mbyllja e trupave ngrohës, për të shmangur humbje të energjisë

Burimi: Qendra e konsumatorëve e shoqatës federale sh. Dh.


Zgjidhja praktike: GENEO INOVENT

Ajrosja permanente, që merr kohë dhe është e mundimshme i përket së kaluarës:

GENEO INOVENT transporton automatikisht lagështi jashtë dhe lejon të hyjë ajri i pastër, me temperaturë të duhur si dhe i filtruar – në çdo kohë dhe me dritare të mbyllura. Kjo do të thotë edhe: më pak humbje të energjisë.

Klima e dhomës ngarkohet nga faktorë të shumëllojshëm


12 Litra

lagështi në ditë gjenerojnë përafërsisht një amvisëri prej katër personash

CO2

përmes frymëmarrjes

New Content Item

Avullimi

i mobiljeve, qilimave, pajisjeve teknike etj.

Burimi: Fushata e ministrisë federale të mjedisit "Klima kërkon mbrojtje"

Mbrojtja nga zhurma

Shijoni qetësinë dhe relaksimin

GENEO INOVENT e lëshon ajrin e pastër, por zhurma mbetet jashtë

Qoftë për koncentrim, relaksim ose gjumë çlodhës - ajri i pastër është i rëndësishëm. Edhe më e rëndësishme është qetësia. Kjo shpeshherë pengohet, para së gjithash nga zhurma e trafikut. Për fat të mirë ekziston GENEO INOVENT: Dritarja e mbyllur kujdeset për ajër të pastër. Kështu e ndaloni zhurmën dhe keni qetësinë.

20% e popullsisë gjermane nuk mund të flinë me dritare të hapura për shkak të zhurmës



Ajri i pastër dhe mbrojtja nga zhurma të përfshira

GENEO INOVENT kujdeset për klimë optimale të dhomës njëkohësisht me mbrojtje nga zhurma prej 42 dB me ndihmën sistemit të tij inovativ, të integruar të ajrosjes.

GENEO INOVENT na bind në heshtje

Këmbimi i ajrit funksionon automatikisht dhe është tepër pa zhurmë – praktikisht nuk dëgjohet.


Për shkak të zhurmës shumë të vogël dritarja GENEO INOVENT madje është e përshtatshme për dhomën e gjumit.

Dritarja Geneo INOVENT bën ajrosjen në gjendje të mbyllur dhe kujdeset ditë e natë për qetësinë e nevojshme

GENEO INOVENT – ajër të pastër pa zhurmë


Reduktim 16-fish i zhurmës - 24 orë ajër të pastër. Për gjumin tuaj çlodhës.

Burimi: Tabela teknike HUG Teknika industriale. Baza e llogaritjes: Shtimi i zhurmës për 10 dB = Dyfishimi i vëllimit të zërit të perceptuar subjektivisht (LfU)."

Siguria

Ndjehuni mirë me siguri

GENEO INOVENT i bllokon hajdutët

Numri i thyerjeve të banesave shtohet nga viti në vit. Dyert dhe dritaret e hapura me anim janë një ftesë e mirëseardhur për hajdutin. GENEO INOVENT i vendos një pengesë, pasi që ajrosjen e bën në gjendje të mbyllur.

Lini të hyjë vetëm ajri i pastër brenda, jo hajdutët

Vjedhja e shtëpisë nuk ka si pasojë vetëm dëmtimet materiale dhe humbjen e gjërave që i duam, por para së gjithash pasigurinë.

Harroni frikën nga vjedhjet

Ai i cili tërë ditën është jashtë shtëpisë nuk duhet të heq dorë nga ajri i pastër: falë GENEO INOVENT me sistemin e integruar të ajrosjes. OVENT i vendos një pengesë, pasi që ajrosjen e bën në gjendje të mbyllur.

Ajrosje krejtësisht e sigurt

Dritaret e hapura me anim janë dritare të hapura dhe për hajdutin nuk paraqesin ndonjë pengesë
GENEO INOVENT bën ajrosjen në gjendje të mbyllur 24 orë në ditë dhe me atë ofron me shumë rezistencë (e mundur deri në klasën RC 2 të rezistencës). Humbja e kohës i pengon shumë vjedhësit.

Finden Sie einen Händler in Ihrer Nähe

Mënyra e funksionimit


1) Principi i këmbyesit të nxehtësisë

Sistemi automatik i ajrosjes njëkohësisht e thith ajrin e dhomës dhe ajrin e pastër të jashtëm dhe e dërgon te këmbyesi i nxehtësisë. Ajri i brendshëm i ngrohtë, i përdorur, ftohet, ajri i pastër i ftohtë ngrohet. Kështu e ktheni prapë deri në 71% të nxehtësisë dhe kurseni energji!


2) Individualisht i rregullueshëm

Rregulloni ajrosjen individualisht – nga niveli 1 deri në nivelin 4. Për shembull pas bërjes së dushit.


3) Poleni mbetet jashtë

Filtri i klasës G3 i integruar në kornizën e dritares pjesën më të madhe të polenit e mban jashtë. Edhe rryma ajri nuk krijohen aspak, sepse një grilë e posaçme e ajrosjes e shpërndan ajrin e thithur.

Montimi

Shpenzime të vogla – Kapacitet i lartë

Sa çel e mbyll sytë deri tek dritarja e re

Montimi i dritares GENEO INOVENT nuk është vetëm i thjeshtë dhe i pastër, por punë e kryer për vetëm 2–3 orë.

Meqenëse sistemi i ventilimit të dritares GENEO INOVENT është tërësisht brenda kornizës, nuk janë të nevojshme thyerje të mureve për montimin e tyre. Kështu nuk krijohen mbeturina.

Thjeshtë një gjë e pastër!

GENEO INOVENT montohet shpejtë dhe në mënyrë të pastër.


Ndërrimi i dritares bëhet në tre hapa të rëndomtë:

Hapi 1:

Heqja e dritares së vjetër

  • Praktikisht pa mbeturina plotësuese

  • Pa ekstra zhurmë

Hapi 2:

Vendosja e GENEO INOVENT

  • Vendosni dritare që përshtatet saktë

  • Më pak shpenzim pune falë teknikës së integruar plotësisht në kornizë

  • Lidhja në rrjetin shtëpiak të rrymës

Hapi 3:

Thjeshtë kyçeni

  • Montimi i tërësishëm për vetëm 2-3 orë

  • Kyçeni dhe ndjehuni mirë

Përkujdesja

Përdorni teknikë inteligjente

Për shtëpinë Tuaj dhe mbrojtjen klimatike

Edhe në çështjen e pastrimit dritarja GENEO INOVENT është inovative dhe e rehatshme: Përmes formulës së re HDF më vështirë ngjiten copëzat e ndyrësirave në kornizën e dritares sesa në sipërfaqet e zakonshme.

High Definition Finishing

Formula HDF është zhvilluar nga REHAU dhe kujdeset për veti nga më të mirat të sipërfaqes dhe për një shkëlqim brilant.



Dritaret tradicionale


Në sipërfaqet normale ndyrësirat më lehtë mund të fiksohen në thellime dhe vështirë hiqen.

Dhe përkujdesja bëhet si lojë fëmijësh

Falë formulës HDF GENEO INOVENT qëndron më gjatë i pastruar dhe më lehtë mirëmbahet sesa dritaret e zakonshme standarde. Edhe skajet e rrumbullakëta të grilave të ventilimit dhe elementeve operative pastrohen lehtë.

Dritaret GENEO INOVENT


Teknologjia HDF siguron sipërfaqe shumë më të lëmuara, në të cilat nuk mund të akumulohen ndyrësirat.


Nga të gjitha anët të qëndrueshme

Ne e vështrojmë përdorimin e materialeve dhe energjisë gjatë tërë ciklit të jetës së proshimit. Me konceptin tonë të riciklimit dritaret i marrim prapa për trajtimin e tyre. Lënda e parë e fituar përpunohet plotësisht dhe rafinohet duke e kthyer në procesin e prodhimit – pa humbur cilësinë. Gjatë procesit të prodhimit reduktohet konsumi i energjisë me anë të masave të shumta. Pasi që konsumimi më i vogël i resurseve është zgjidhja më e mirë për të ruajtur mjedisin.

Me përdorimin e lëndës së parë sekondare dhe me masat etjera REHAU kursen 1.000.000 kg CO₂ në vit.


Printo