Kurseni energji

Kështu kursimi i energjisë bëhet si lojë për fëmijë

Kundër çmimeve në rritje të energjisë nuk mund të bëni asgjë, kundër konsumit tuaj personal të energjisë gjithsesi se po. Përmes dritareve pa izolim të mirë humbet energjia e vlefshme pa e përdorur. Si do që të jetë patjetër e keni të paguani.

Me sistemet tona të dritareve e merrni nën kontroll konsumin tuaj të energjisë. Vlerat e larta të izolimit kujdesen për një konsum të ulët të energjisë – deri në 76% më pak energji sesa me dritare  të vjetra*. Një plus i qartë për xhepin tuaj! Merreni vendimin e duhur me dritaret e reja që kursejnë energji me REHAU. Kështu dukshëm e reduktoni konsumin tuaj të energjisë dhe kurseni para.

* Ulja e humbjes së energjisë nga dritaret në rast të ndërrimit të dritareve prej druri/plastike të viteve të 1980-ta (Uf = 1,9; Ug = 3,0) me dritaret prej profileve GENEO (Uf = 0,86; Ug = 0,5), madhësia e dritares 123 x 148 cm

Si i dalloni dritaret mirë të izoluara?

Sapo të bëhet fjalë për dritare me efikasitet energjetik, vjen në shprehje U-vlera e dritareve. U-vlera është koeficienti i transferimit të nxehtësisë. Ajo shërben për vlerësimin e izolimit të një dritareje dhe e paraqet sasinë e energjisë, e cila për një orë rrjedh përmes një sipërfaqe prej 1 m².

Sa më e vogël të jetë kjo vlerë, aq më i madh është izolimi. 

Në krahasim me dritaret e zakonshme, me xham të thjeshtë me U-vlera prej mesatarisht 5,8 W/m²K  dritaret tona posedojnë vlera kulmore prej deri në 0,85 W/m²K.  

Montimi profesional i dritareve tuaja është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vetëm nëse dritaret tuaja janë absolutisht të papërshkueshme, mund të evitohen dëmtimet nga lagështia dhe atakimi nga myku.

Sipërmarrja Juaj e specializuar për dritare në afërsinë tuaj  ju këshillon hollësisht për mundësitë tuaja individuale të kursimit.

Dritaret tona munden më shumë.

Ato nuk karakterizohen vetëm me kursimin e shkëlqyeshëm të energjisë, por edhe me

Çfarë kërkesash keni për dritaret tona? Në spektrin tanë të gjerë të produkteve mund të gjeni saktë sistemin e duhur për shtëpinë Tuaj.

Mit SYNEGO Fenstern ​Energie sparen dank hoher Wärmeeffizienz

Dritare SYNEGO

Komoditeti fillon me nxehtësinë.

GENEO

Dritare për banim perfekt.

GENEO INOVENT

Thjeshtë të jetosh shëndetshëm

Dritare Brillant-Design MD

Varianta e vulosjes së mesme e sistemit Brillant-Design
Kërkimi i shitësve

Në afërsinë Tuaj

Këtu mund t’i gjeni shpejtë partnerët e autorizuar të cilët mund ti kontaktoni drejtpërdrejtë.
Neuer Inhalt

GENEO & SYNEGO Montagevideo

Është i shpejtë, i sigurt dhe i rëndomtë. 

 

Printo