Dritare GENEO

Dritare për banim perfekt. 

Dritaret GENEO nuk e dëshmojnë vetëm izolimin e shkëlqyeshëm termik por përmes një pakete të koordinuar: Në vend të çelikut GENEO në brendi është i përbërë nga materiali i përzierjes së fibrave RAU-FIPRO – ai e bën dritaren ekstrem stabil dhe ekstrem të lehtë. Kjo kujdeset për izolim të shkëlqyeshëm termik dhe për karakteristikat, të cilat nuk mund t’i ofrojë asnjë sistem tjetër. Binduni vetë!

Karakteristikat 

  • Mund të kurseni energji deri në 76%*
  • Ndjehuni të sigurt falë sistemit të fortë të sigurisë
  • E shijoni oazën tuaj të qetësisë përmes reduktimit 24-fish të zhurmës **
  • Sa i përket dizajnit imagjinata juaj nuk njeh kufij
  • Përjetoni një pastrim shumë të lehtë falë sipërfaqes së lëmuar
  • Në dispozicion edhe në versionin e certifikuar për shtëpi pasive
  • Mund ta keni GENEO gjithashtu edhe si derë të shtëpisë edhe derë rrëshqitëse

* Ulja e humbjes së energjisë nga dritaret në rast të ndërrimit të dritareve prej druri/plastike të viteve të 1980-ta
(Uf = 1,9, Ug = 3,0) me dritaret prej profileve GENEO (Uf = 0,89, Ug = 0,5), madhësia e dritares 123 x 148 cm

** Baza e llogaritjes: Shtimi i zhurmës për 10 dB = Dyfishimi i vëllimit të zërit të perceptuar subjektivisht (LfU). GENEO redukton zhurmën për 47 dB.

Gëzoni lirinë – në ngjyrë dhe formë

Zgjidhni nga mundësitë e shumta arkitektonike përmes formave individuale, psh. dritare të rrumbullakëta, këndore dhe trekëndësh si dhe mënyra e ndërtimit me grila.

Zgjidhni më tepër ne mes të 220 dekoresh ngjyrën tuaj të dëshiruar. Imagjinata juaj këtu nuk njeh kufi.

Designfreiheit mit mehr als 220 Farben und verschiedensten Formen

RAU-FIPRO® – teknologji për ngritje

  • Materiali High-Tech RAU-FIPRO® i bën profilet shumë stabil
  • Thellësia e ndërtimit të elementit: 86 mm
  • Numri i dhomave të ajrit: 6 dhoma
  • Izolimi termik Uf deri 0,85 W/m²K
  • Kursimi i energjisë: deri në 76%*
  • Materiali: material i përzierjes së fibrave RAU-FIPRO, prej RAU-PVC me vlerë të lartë për cilësi më të mirë të sipërfaqes
  • Izolim nga zhurma deri në klasën e 5-të të mbrojtjes nga zhurma
  • Rezistencë ndaj thyerjes deri në klasën 3 të rezistencës, deri në klasën 2 të rezistencës pa çelik
  • Përshkueshmëria e ajrit 4 (DIN EN 12207)
  • Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë 9A (DIN EN 12208)
  • Hidhni një sy në broshurën tona GENEO
Printo