Dritare SYNEGO

Komoditeti fillon me nxehtësinë.

Me SYNEGO ngrohet shtëpia Juaj, me komoditet dhe sigurt: në krahasim me dritaret aktuale standarde SYNEGO dëshmon me deri në 50% më tepër izolim *. Me këtë ulen dukshëm kostot e ngrohjes dhe përjetoni një komoditet të ri, nga i cili asnjëherë nuk mund të hiqni dorë:

  • Kurseni energji falë efikasitetit të lartë të nxehtësisë

  • Shijoni qetësinë me mbrojtjen më të mirë nga zhurma

  • Ndjehuni sigurt me sistemin individual të sigurisë për zonën tuaj të banimit

  • Liri e dizajnit me më shumë se 220 ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet

  • Dritare të pastra që shkëlqejnë falë sipërfaqeve dukshëm më të lëmuara në bazë të Formulës së mrekullueshme High-Definition-Finishing

  • Kontribut me përgjegjshmëri falë prodhimit ekologjik për mjedisin tonë

Drejt sipërmarrjes së specializuar për dritare në afërsinë tuaj

Realizoni me SYNEGO idetë tuaja personale të dizajnimit: dekore druri të bardhë me shkëlqim me sipërfaqe të strukturuara apo ngjyra solide moderne.

Zgjidhni mes më tepër se 220 dekoresh ngjyrën tuaj të dëshiruar. Mund të zgjidhni një optikë separate për pjesën e brendshme dhe të jashtme, për shembull jashtë antracit, brenda e bardhë klasike.

Zgjedhje e vogël e ngjyrës:

Designfreiheit mit mehr als 220 Farben und verschiedensten Formen

Në brendi të dritares fshihet një arkitekturë e sofistikuar.

  • Thellësia e ndërtimit 80 mm për një stil më të hollë
  • Lartësi e vogël e ballinës me 117 mm për depërtim më të lartë të dritës
  • Trashësia e xhamit me 51 mm për vendosjen e xhamit të trefishtë termik
  • 7 dhoma ajri në kornizë, 6 dhoma ajri në krah për një izolim të lartë
  • Mbyllje periferike për një mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrymat e ajrit dhe lagështia
  • Niveli i tretë i mbylljes (Mbyllja qendrore) gjithashtu e mundur për një izolim plotësues termik
  • Hidhni një vështrim në broshurën tona SYNEGO
Printo