Të ndjehesh mirë në të gjitha zonat e banimit – Ngrohje dhe ftohje e paneleve nga REHAU

Rreth 90% të kohës e kalojmë në hapësira të mbyllura. Kësisoj, një klimë e rehatshme dhe e shëndetshme e dhomës përcakton një pjesë të mirë të cilësisë së jetës sonë. Sistemet moderne REHAU të ngrohjes dhe ftohjes së paneleve formojnë kushtin më të mirë për t'u ndjerë rehat në shtëpi. 

Kursim energjie deri në 20%

Falë temperaturës së ulët të ujit, ngrohja e paneleve nga REHAU është një mrekulli e vërtetë kursimi energjie. Megjithatë, blerja është po aq e leverdishme sa dhe kaloriferët tradicionalë. 


Rehati dhe komoditet

Te sistemet e ngrohjes me kaloriferë ndodh shpejt që dhoma të ngrohet në mënyrë jo të njëtrajtshme, pavarësisht rendimentit të lartë të ngrohjes. Disa zona mund të jenë të ftohta në mënyrë të pakëndshme, ndërsa të tjerat tepër të ngrohta. Në këtë mënyrë nuk mund të krijohet një klimë e rehatshme e dhomës.

Sistemi i ngrohjes së paneleve REHAU siguron një shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë në të gjithë dhomën.

Dizajn fleksibël i dhomës

Nxehtësia që ndjen, por që nuk e shikon 

  • Hapësira e lirë:
    Ngrohja moderne e paneleve REHAU shkëlqen mbi të gjitha se ajo zhduket në dysheme ose në mur. Në këtë mënyrë krijon vend për mobiliet, hap mundësi të reja dizajni dhe bën që dhoma të duket thjesht më e sistemuar. 
    Përveç kësaj: Ngrohja e paneleve REHAU nuk zë pluhur, nuk ka nevojë të lyhet dhe nuk bllokon qoshet gjatë pastrimit
  • Për të gjitha shtrojat e dyshemesë:
    Qoftë në pllaka, parket, dysheme me tapet ose laminat – në thelb, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së paneleve REHAU përshtaten me të gjitha llojet e shtrojave të dyshemesë
  • Për ndërtime të reja dhe renovime:
    Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së paneleve REHAU janë ideale për çdo përdorim. 
    Veçanërisht gjatë renovimeve të bëjnë për vete lartësitë e ulëta të strukturave dhe lejojnë instalimin sipas përmasave individuale. 

Personi i kontaktit në vend

Printo