Mos kij frikë nga uji! Me sistemin e ujit të pijshëm RAUTITAN.

Ujë i pijshëm i pastër – e ke në dorë

Uji i pijshëm është artikulli ushqimor nr. 1. Prandaj, asnjë artikull tjetër ushqimor nuk kontrollohet kaq rreptësisht. Jo medoemos uji i rubinetit ka vërtet këtë cilësi të veçantë. Entet e furnizimit me ujë të pijshëm nuk janë përgjegjës deri në tubacionin e shtëpisë tënde. Në metrat e fundit, vendimtare janë tubacionet e ujit në shtëpinë tënde.

Një furnizim afatgjatë higjienik me ujë të pijshëm garantohet vetëm nëse përputhen vërtet të gjithë faktorët. Me RAUTITAN në shtëpi mund të ulesh i qetë dhe të kesh besim te cilësia më e lartë e ujit të pijshëm – me siguri gjatë gjithë jetës.

Pse është e rëndësishme për ty higjiena e ujit të pijshëm

Ti nuk mund ta shohësh se sa i pastër është vërtet uji i pijshëm. Pasi rreziku më i madh për shëndetin tënd janë ngarkesat me mikrobe, të tilla si legjionelat. Çdo vit, mesatarisht 30 000 gjermanë infektohen me sëmundjen e legjionerës – para së gjithash nëpërmjet të thithjes së përzierjeve të imëta ujë-ajër, p.sh. në dush. Pasoja e kësaj janë infeksione të rënda të mushkërive. 

Nëse sistemi i ujit të pijshëm instalohet gabim, edhe tubacionet tuaja ofrojnë bazën ideale për legjionelat dhe shkaktarë të tjerë të sëmundjeve: Periudhat e gjata të ndalimit në tubacione mbështesin rritjen dhe në diapazone të caktuara të temperaturës, shkaktarët shumohen shumë shpejt.
Prandaj, është shumë i rëndësishëm një planifikim sipas nevojës!

Zgjidhja jote: RAUTITAN

REHAU ka bërë një përcaktim të ri të standardit për tubacionet e ujit të pijshëm dhe falë përvojës disa vjeçare ka kombinuar materiale inovative në sisteme efikase. Larmia e sistemit RAUTITAN u jep mundësi mjeshtërve profesionistë të zgjedhin zgjidhjen që të përshtatet dhe për ta zbatuar atë në mënyrë ekonomike – jo vetëm në ndërtime të reja, por edhe në renovime.

Në lëvizje dhe e me kontroll të duhur të temperaturës

Das RAUTITAN Komplettsystem für optimale Trinkwasserqualität

Në funksionin e përditshëm, uji në tubacionet tuaja duhet të lëvizë dhe të ripërtërihet sa më shpejt të jetë e mundur, për të kundërvepruar në mënyrë optimale kundër ngarkesave me mikrobe, p.sh. legjionelat. 

Zgjidhja më efikase për ta mbajtur ujin sa më mirë në lëvizje është instalimi i një tubacioni unazor. Gjithmonë kur hap rubinetin, e gjithë përmbajta në tubacioni vihet në lëvizje dhe, kësisoj, pastrohet çdo vend: Në këtë mënyrë, nuk ekziston pothuajse asnjë rrezik për formimin e mikrobeve në sistem. Edhe në shtëpi me kanale larguese uji mbetet gjithmonë në rrjedhje. Programi RAUTITAN është projektuar posaçërisht në këto teknika instalimi dhe në teknike të tjera inovative.

Uji i ngrohtë nuk duhet të bëhet shumë i ftohtë, uji i ftohë nuk duhet të bëhet shumë i ngrohtë. Por edhe nëse ka një ndalesë të shkurtër, uji në tubacione mund të ngrohet ose ftohet. Në këtë mënyrë krijohen kushte ideale jete për mikroorganizma. 

Izolimi RAUTITAN ofron ndihmë dhe konsumi i energjisë për ujin e ngrohtë ulet ndjeshëm.

Nuk ka vende për mikrobe

Sipërfaqet e lëmuara të tubave RAUTITAN pengojnë në mënyrë të efektshme formimin e shtresave në sistemin e tubacionit.

Edhe bashkimet e tubave të shumë sistemeve të instalimit ofrojnë kushte për shumimin e mikrobeve. Uji futet në hapësirat e vogla të ndërmjetme dhe aty bëhet i ndenjur. Kjo u pëlqen mikrobeve.

Hermetizimi i lartë i teknikës së lidhjes RAUTITAN pengon në mënyrë të efektshme shtresave – e vërtetuar zyrtarisht nga Instituti Fraunhofer.

Cilësia që ia vlen

Pasi instalohen, tubacionet në mur dhe në dysheme të zhduken nga perceptimi. Dëmtimet nga uji bëhen makth. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që gjatë zgjedhjes së sistemit të tubave të mbani parasysh të ardhmen. 

Këtu RAUTITAN bind me siguri dhe me afat të gjatë shërbimi: Tubat me teknologji të lartë prej PE-Xa të lidhur me presion të lartë formojnë bazën për përdorim të sigurt për shumë dekada. Në teknikën e lidhjes, REHAU mbështetet mbi materiale të forta që gjejnë përdorim edhe në astronautikë. Këto materiale janë veçanërisht rezistues kundër korrozionit, kjo vlen edhe për ujin me përmbajtje të lartë gëlqerore ose për ujë të pijshëm me cilësi problematike.

Personi i kontaktit në vend

Instalimi yt i ujit të pijshëm është në duar të sigurta. Për këtë qëllim, gjatë konsulencës dhe instalimit duhet të kesh besim gjithmonë te kompetenca e mjeshtreve profesionalë të miratuar. Këtu gjen pikën e duhur të kontaktit në zonën tënde:

Personi i kontaktit në vend:

Printo