Qëndrueshmëri

REHAU EcoPuls

Qëndrueshmëri e përjetuar

Si sipërmarrje që prodhon globalisht, ne mbajmë një përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Ne përdorim me përgjegjësi lëndë të para dhe përdorimin e materialeve e vërejmë gjatë të gjithë ciklit të jetës së produktit.

Qëndrueshmëria është e ngulitur në vlerat e sipërmarrjes së REHAU dhe përcakton qenësisht aktivitetin tonë sipërmarrës. Për ne qëndrueshmëri do të thotë:

Mbrojtje e
burimeve

Kënaqësi
e konsumatorit

Efiçencë e energjisë

Strategji afatgjatë e sipërmarrjes

Deri në 2020, ne do të investojmë më shumë se 65 milionë euro në impiantet e vetë sipërmarrjes dhe sistemeve të jashtme të riciklimit dhe në prodhimin e sistemeve të profilit të dritareve, të qëndrueshme dhe që ruan resurset. Qëllimi ynë është për të rritur qenësisht përqindjen e produkteve të riciklueshme – nga 25% deri në 50% deri 2020 në fabrikat tona evropiane. Me përdorimin e produkteve të riciklueshme në pjesën e brendshme të profileve të dritareve ne bazohemi në një prodhim të qëndrueshëm.

Si rezultat, sot ne arrijmë të kursejmë CO2 deri në 97 000 ton në vit. Dritaret REHAU ECO PULS përfaqësojnë këtë shenjë ekologjike pozitive.

Për raportin e qëndrueshmërisë

700-D034 - 23396693

Ökobilanz

Cikël i mbyllur i materialeve

Nga dritare të vjetra dhe seksione profilesh prodhohen sisteme dritaresh të reja, inovative dhe të qëndrueshme – me cilësi të njëjtë kundrejt dritareve REHAU prej materiali të freskët. Materiali grumbullohet, pastrohet, copëtohet, seleksionohet, pjesërisht rafinohet dhe në fund përdoret sërish për prodhimin e profileve të reja të dritareve.

Edhe për materialin tonë të teknologjisë së lartë RAU‑FIPRO ekziston një cikël riciklimi: Materiali seleksionohet nga markera dhe në fund integrohet sërish në profile dritaresh me vlerë të lartë RAU‑FIPRO.

Informacione të mëtejshme rreth partnerit tonë në sektorin e riciklimit të dritareve të vjetra:  www.dekura.de

Qëndrueshmëri e shkëlqyer: Etiketa e Produktit VinylPlus

Për prodhimet tona miqësore ndaj mjedisit, për masat tona të riciklimit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të produktit jemi çertifikuar me etiketën e produktit VinylPlus. Sigurimi i lëndëve të para, përpunimi ose edhe riciklimi: përgjatë të gjithë zinxhirit të vlerave, ne përmbushim kriteret e larmishme dhe të audituara për çertifikimin me etiketën e produktit VinylPlus – etiketa e parë e produktit për dritare PVC të qëndrueshme.

Me SYNEGO, Brillant‑Design, Euro‑Design 60, Euro‑Design 70, Total 70, Aralya, Titanium Design dhe TriTec 60  një numër zgjidhjesh sistemi REHAU mbajnë vulën VinylPlus, e cila plotëson vulën ekzistuese të cilësisë në aspektin e qëndrueshmërisë. U nderuan me çmim edhe profilet e dritareve GENEO, Neferia dhe Nordic Design nga material i përforcuar me fibra optike RAU‑FIPRO.

VinylPlus zertifiziert




REHAU EcoPuls


Me REHAU ECO PULS, kini besim te sistemet e dritareve të qëndrueshme dhe që ruajnë burimet.

Referenca

Shtëpi të vogla me dritare REHAU
ECO PULS në ambiente të brendshme

Shtëpi të vogla me dritare REHAU

Engineering progress

Enhancing lives