Informacione për mbrojtjen e të dhënave

REHAU rreth temës mbrojtja e të dhënave

REHAU është e kënaqur për vizitën tuaj në ueb sajtin tonë dhe për interesin tuaj për kompanitë dhe produktet tona. Në lidhje me këtë, ne e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja private dhe dëshirojmë që të ndjeheni mirë kur vizitoni faqen tona të internetit. Siguria e të dhënave tuaja personale, të tilla si emri, adresa, numri i telefonit ose emaili, është një çështje e rëndësishme për ne, të cilën e marrim parasysh gjatë proceseve tona të biznesit. Ne i ushtojmë aktivitetet tona në ueb në përputhje me ligjet për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Më poshtë do të mësoni se cilat informacione grumbullojmë, sipas rastit, dhe si sillemi me to. Ueb sajtet e REHAU AG + Co mund të përmbajnë lidhje për ueb sajtet e ofruesve të tjerë në të cilat nuk shtrihet deklarata për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat personale

Detyrimi i informacionit gjatë grumbullimit të të dhënave personale te personat e prekur

(1) Nëse grumbullohen të dhëna personale te personat e prekur, atëherë në momentin e grumbullimit të të dhënave personi përgjegjës e njofton personin e prekur sa më poshtë: ...

f) qëllimin e personit përgjegjës për t'ia transmetuar të dhënat personale një shteti të tretë ose një organizate ndërkombëtare, si praninë ose mungesën e një vendimi të dhe arsyeshëm të komisionit ose, në rastin e transmetimeve sipas nenit 46 ose nenit 47 ose nenit 49, paragrafi 1, nënparaprafi 2, një referencë për garancitë e përshtatshme ose të arsyeshme dhe mundësinë në lidhjen me mënyrën e marrjes së një kopje prej tyre ose ku janë të disponueshme.

Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave personale bëhet në kuadër të dispozitave ligjore. Respektimi i dispozitave për mbrojtjen e të dhënave kontrollohet nga organet e mëposhtme, të cilëve mund t'u drejtohet kushdo:

1. Emri dhe adresa organit përgjegjëse

REHAU Representative Office Tirana
Zyra e Perfaqesise REHAU Tiranë
Autostrada Tirane-Durres Km 1
1033 Tirana/Albania

REHAU Representative Office Prishtina
Eqrem Çabej 13
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

2. Qëllimet e përpunimit dhe baza ligjore

Pa dijeninë tuaj, ne nuk grumbullojmë asnjë lloj të dhënash personale në ueb sajtet tona. Ju vendosni në mënyrë solidale nëse dëshironi të na i bëni të ditura ose jo të dhëna të tilla në kuadrin e një regjistrimi, porosie ose sondazhi.

Nëse ju na vini në dispozicion të dhëna në kuadrin e një dhënie pëlqimi, këtë dhënie pëlqimi në lidhje përdorimin e të dhënave tuaja ju mund ta revokoni në çdo kohë. Përpunimi i të dhënave deri në momentin e revokimit mbetet në përputhje me ligjin.

Të dhënat tuaja, në përgjithësi, i përdorim për t'ju përgjigjur kërkesës suaj, për të përpunuar porosinë tuaj ose për t'ju siguruar akses në informacione ose oferta të veçanta.

Përveç kësaj, t'u kujdesur për marrëdhëniet e klientëve mund të jetë e nevojshme

që ne t'i ruajmë, t'i përpunojmë dhe t'i transmetojmë të dhënat tuaja personale te kompanitë e Grupit REHAU, në mënyrë që t'i plotësojmë më mirë dëshirat tuaja ose që t'i përmirësojmë produktet dhe shërbimet tona.

që ne (ose një palë e tretë në emrin tonë) t'i përdorim këto të dhëna për t'ju informuar në lidhje me ofertat REHAU që janë të dobishme për biznesin tuaj ose për të kryer sondazhe online, nëpërmjet të cilëve i plotësojmë më mirë kërkesat tuaja.

REHAU ju njofton përkatësisht në kuadër të grumbullimit të të dhënave se cilat të dhëna janë detyrimisht të nevojshme për përpunimin e kërkesës suaj ose për zbatimin e kontratës.

Natyrisht që e respektojmë vendimin tuaj nëse të dhënat tuaja personale nuk dëshironi të na i lini për mbështetjen e marrëdhënies sonë me klientët - në veçanti për marketingun direkt ose kërkimin e tregut. Natyrisht që të dhënat tuaja personale nuk do t›ua shesim të tretëve, as nuk do t'i tregtojmë në ndonjë mënyrë tjetër.

3. Kohëzgjatja e ruajtjes

Të dhënat tuaja personale i ruajmë vetëm për aq kohë që është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose për aq kohë sa ruajtja përcaktohet me ligj ose në kuadër të rregulloreve zyrtare. Të dhënat tuaja i fshijmë ose i bllokojmë në momentin që ato nuk nevojiten më.

Përveç kësaj, ne i fshijmë ose i bllokojmë menjëherë të dhënat tuaja në rastin e revokimit të deklaratës së pëlqimit si dhe në rastin e një kundërshtimi të justifikuar kundër përpunimit.

4. Transmetimi i planifikuar i të dhënave te shtetet e treta

Për qëllimet e përmendura në këtë deklaratë të mbrojtjes së dhënave ne mund t'ua transmetojmë të dhënat tuaja personale kompanive të tjera REHAU. Kompanitë e tjera mund t'i përdorin të dhënat tuaja personale në interesin e vet për të njëjtat qëllime si ne. Në veçanti, ato mund t'i përpunojnë të dhënat tuaja personale në interesin e vet për qëllimet e përmendura. Brenda Grupit REHAU, punonjësit kanë akses në të dhënat tuaja personale vetëm për aq sa është e nevojshme për të përmbushur aktivitetin e tyre.

Të dhënat tuaja personale mund t›ua transmetojmë palëve të treta jashtë kompanive të Grupit REHAU për të marrë përsipër shërbime teknike ose organizative, të cilët na nevojitet për të përmbushur qëllimet e përmendura ose aktivitetet e tjera të biznesit. Ofruesit tanë të shërbimit janë të detyruar me kontratë që t'i përpunojnë të dhënat personale ekskluzivisht në emri tonë dhe sipas udhëzimeve tona. Ne i detyrojmë ofruesit tanë të shërbimit edhe që të respektojnë masat teknike dhe organizative, të cilat sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse ofruesit e shërbimeve gjenden në vende në të cilat ligjet në fuqi nuk parashikojnë mbrojtje të të dhënave personale të ngjashme me atë sipas së drejtës gjermane, ne sigurojmë me kontratë që ofruesit e shërbimeve në fjalë të respektojnë nivelin e mbrojtjes së të dhënave të parashikuar me ligj.

5. Përdorimi i mjetit të Live-Chat të SnapEngage

Ky ueb saj përdor SnapEngage, një shërbim Live-Chat i SnapEngage, LLC. SnapEngage përdor cookies, skedarë teksti që ruhen në kompjuterin tuaj dhe që bëjnë të mundur një analizë të përdorimit nga ana juaj të ueb sajtit. Informacionet e gjeneruara transmetohen ekskluzivisht në një server të SnapEngage në BE dhe ruhen aty për të vlerësuar përdorimin nga ana juaj të chat-it dhe për të na i vënë në dispozicion si raporte. Nëse nevojitet, SnapEngage ua transmeton këto të dhëna të tretëve, nëse kjo parashikohet me ligj ose nëse të tretët duhet t'i përpunojnë këto të dhëna në emër të SnapEngage. SnapEngage në asnjë mënyrë nuk do ta lidhë adresën tuaj të shkurtuar IP me të dhënat të tjera të SnapEngage. Më shumë detaje mund t›i mësoni nga udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave të SnapEngage, të cilët mund t'i kërkoni këtu: http://snapengage.com/privacy-policy/
Me kërkesë, SnapEngage do të na i transmetojë ne këto të dhëna, këto të dhëna janë ekskluzivisht për përdorim të brendshëm, nëse nevojitet edhe për të marrë kontakt nga ana jonë.

6. Përdorimi i shërbimit të analizës së uebit të Google Analytics

Kjo ueb saj përdor Google Analytics, një shërbim i analizës së uebit i Google Inc. Google Analytics përdor të ashtuquajturat "Cookies", skedarë teksti që ruhen në kompjuterin tuaj dhe që bëjnë të mundur një analizë të përdorimit nga ana juaj të ueb sajtit. Informacionet e prodhuara nëpërmjet Cookies rreth përdorimit nga ana juaj të këtij ueb sajti, si rregull, transmetohen në një server të Google-it në SHBA dhe ruhen aty. Megjithatë, në rastin e aktivizimit të anonimizimit të IP-së në këtë ueb sajt, adresa juaj IP e Google shkurtohet më përpara brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose në shtete të tjera të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste përjashtimore, adresa e plotë IP transmetohet në një server të Google-it në SHBA dhe shkurtohet aty. Në emër të ofruesit të këtij ueb sajti, Google do t'i përdorë këto informacione për të vlerësuar përdorimin nga ana juaj të ueb sajtit, për të përpiluar raporte rreth aktiviteteve të ueb sajtit dhe për të ofruar kundrejt ofruesit të ueb sajtit shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e ueb sajtit dhe të internetit. Adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj në kuadër të Google Analytics nuk kombinohet me të dhëna të tjera të Google-it. Ruajtjen e Cookies mund ta parandaloni nëpërmjet një rregullimit përkatës të softuerit të shfletuesit tuaj; megjithatë, ju paralajmërojmë se në këtë rast nuk mund t'i përdorni të gjitha funksionet e këtij ueb sajti në gamën e tyre të plotë. Përveç kësaj, të dhënat e gjeneruara nga Cookies dhe që lidhen me përdorimin e ueb sajtit nga ana jauj (përfshirë adresën tuaj IP) mund t'ia ndaloni Google-it ose ta pengoni përpunimin e këtyre të dhënave nëpërmjet Google-it duke shkarkuar dhe instaluar Plugin-in e shfletuesit në lidhjen http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de.

Përpilimin nëpërmjet Google Analytics mund ta pengoni duke klikuar lidhjen e mëposhtme. Vendoset një Cookie Opt-Out-Cookie, i cili pengon përpilimin në të ardhmen të të dhënave tuaja gjatë vizitës së këtij ueb sajti: Google Analytics deaktivieren

Informacione më të detajuara rreth kushteve të përdorimit dhe mbrojtjen e të dhënave i gjeni në https://www.google.com/analytics/terms/de.html ose në https://www.google.de/intl/de/policies/. Ju paralajmërojmë se në ueb sajtin tonë, Google Analytics është zgjeruar me kodin "gat._anonymizeIp();" për të siguruar një përpilim të anonim të adresave IP (të ashtuquajturin IP-Masking).

7. Përdorimi i shërbimit të analizës ueb etracker

Nëpërmjet teknologjive të etracker GmbH, në këtë ueb sajt grumbullohen dhe ruhet të dhëna për qëllime marketingu dhe optimizimi. Duke përdorur një pseudonim, nga këto të dhëna mund të krijohen profile përdoruesi. Për këtë mund të vendosen Cookies që bëjnë të mundur identifikimin e shfletuesit të internetit. Pa pëlqimin e lëshuar posaçërisht nga personi i prekur, të dhënat e grumbulluara nëpërmjet teknologjive etracker nuk përdoren për të identifikuar personalisht vizitorin e këtij ueb sajti dhe nuk kombinohen me të dhëna personale rreth mbajtësit të pseudonimit. Grumbullimi dhe ruajtja e të dhënave mund të revokohet në çdo kohë me efekt për të ardhmen: çaktivizo etracker

8. Përdorimi i Plugin-it të Facebook-ut

Në ueb sajtin tonë përdorim "Besucheraktions-Pixel" të Facebook Inc. Në këtë mënyrë mund të ndiqet sjellja e përdoruesve, pasi këta janë drejtuar më tej nëpërmjet klikimit mbi një reklamë Facebook-u të ueb sajtit të ofruesit. Kjo procedurë shërben për të vlerësuar efektin e reklamave të Facebook-ut për qëllime statistikore dhe kërkimit të tregut dhe mund të kontribuojë për të optimizuar masa të ardhshme të reklamave. Të dhënat e grumbulluara janë anonime për ne, pra, nuk na ofrojnë konkluzione për identitetin e përdoruesve. Megjithatë, të dhënat nga Facebook-u ruhen dhe përpunohen në mënyrë të tillë që të bëhet i mundur një lidhje me profilin përkatës të përdoruesit dhe që Facebook-u të mund t'i përdorë të dhënat për qëllimet e veta të reklamës në përputhje me direktivën e përdorimit të të dhënave të Facebook-ut: https://www.facebook.com/about/privacy/
Të dhënat mund t›i bëjnë të mundur Facebook-ut dhe partnerëve të tij aktivizimin e reklamave në dhe jashtë Facebook-ut. Përveç kësaj, për këto qëllime në kompjuterin tuaj mund të ruhet një Cookie.

9. Përdorimi i Plugin-it të Youtube-it

Për lidhjen e videove në ueb sajtet tona, ne përdorim Plugin-e nga YouTube LLC (përfaqësuar nga Google Inc.). Kur përdorni ueb sajtin tonë krijohet një lidhje me serverët e You Tube-it dhe afishohet Plugin-i. Nëpërmjet kësaj në serverët e You Tube-it transmetohet se cilat nga faqet tona keni vizituar. Nëse jeni regjistruar si anëtar në You Tube, ky i fundit ia rendit këto informacione llogarisë suaj personale të përdoruesit. Gjatë përdorimit të Plugin-it, për shembull, pasi të klikohet një buton starti në një video, ky informacion i renditet edhe llogarisë suaj të përdoruesit. Këtë renditje mund ta pengoni nëse, para përdorimit të ueb sajteve tona, ju çregjistroheni nga llogaria e përdoruesit You Tube dhe nga llogaritë e tjera të përdoruesit të kompanive YouTube LLC dhe Google Inc. dhe nëse fshini Cookies përkatës të kompanive. Informacione të mëtejshme për përpunimin e të dhënave dhe udhëzime për mbrojtjen e të dhënave nëpërmjet YouTube (Google) i gjeni në: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/.

10. Përdorimi i Plugin-it të Microsoft-it

Ueb sajti ynë përdor Conversion Tracking nga Microsoft Corporation. Nga Microsoft Bing Ads vendoset një Cookie në kompjuterin tuaj, nëse keni ardhur në ueb sajtin tonë nëpërmjet një reklame të Microsoft Bing. Në këtë mënyrë, Microsoft Bing dhe ne mund të dallojmë se dikush ka klikuar mbi reklamë, se është kaluar më tej në ueb sajtin tonë dhe që ka arritur më parë një faqe të caktuar më parë (faqe Conversion). Këtu, ne marrim vesh vetëm numrin total të përdoruesve që kanë në klikuar mbi një reklamë Bing dhe që janë kaluar pastaj në faqen Conversion. Nuk jepen informacione personale në lidhje me identitetin e përdoruesit. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në procedurën Tracking, mund të refuzoni edhe vendosjen e nevojshme të një Cookie - nëpërmjet rregullimit të shfletuesit, i cili çaktivizon në përgjithësi vendosjen automatike të Cookies. Informacione të tjera rreth mbrojtjes së të dhënave dhe për Cookies të vendosur nga Microsoft Bing i gjeni në ueb sajtin e Microsoft-it: https://privacy.microsoft.com/de-de/privacystatement/

Informacione të grumbulluara automatikisht që nuk janë të dhëna personale

Nëse aksesoni ueb sajtet tona, në mënyrë rastësore (pra, jo nëpërmjet një regjistrimi) do të grumbullohen informacione që nuk i renditen një personi të caktuar (p.sh. shfletuesi Internet i përdorur dhe sistemi i operativ; emri i domenit të ueb sajtit, nga i cili keni ardhur; numri i vizitave, koha mesatare e qëndrimit, faqet e kërkuara). REHAU i përdor këto informacione për të llogaritur aftësinë tërheqëse të ueb sajtit tonë dhe për të përmirësuar përmbajtjen e tij. Nëse vizitoni një nga ueb sajtet tona, mund të ndodhë që ne të vendosim informacione në formën e një "Cookie" në kompjuterin tuaj, të cilat i dallojmë sërish automatikisht gjatë vizitës tjetër. Cookies lejojnë, për shembull, që një ueb sajt t'i përshtatet interesave tuaja ose që të ruajnë fjalëkalimin tuaj në mënyrë që të mos ju duhet që ta fusni sërish çdo herë. Nëse e refuzoni në përgjithësi përdorimin e Cookies, ju keni mundësinë ta rregulloni shfletuesin e internetit në mënyrë të tillë që ai t'i fshijë Cookies nga disku i ngurtë i kompjuterit, t'i bllokojë të gjitha Cookies ose t'ju paralajmërojë para se të ruhet një Cookie.

Cookies

Cookies janë skedarë të vegjë teksti, të cilët, më së shumti, vendosen nga një ueb sajt në një PC. Në këtë mënyrë, Cookies përmbushin qëllime të ndryshme përdorimi. Megjithatë, ata nuk janë kurrë të rrezikshëm, pasi atyre ju mungon çdo aftësi "aktive". Pra, ata nuk mund të kryejnë asnjë përdorim të dëmshëm. Ata përmbajnë pothuajse vetëm informacione që nevojiten për një përdorim të rehatshëm të internetit.

Shembuj klasikë për detyrat e Cookies: të dhënat e logimit, sigurimi i shportës së blerjes, analiza e përdoruesit, fushat e formularit.
Informacione që mund të ruhen në Cookies: kohëzgjatja e shërbimit, emri i serverit, Unique ID, të dhënat e përmbajtjes.

Përdorimi i Cookies

Session Cookies
Session Cookies janë Cookies teknikë të mirëfilltë që janë të nevojshëm për funksionimin pa problem të ueb sajtit tonë.

Tracking Cookies
Nëpërmjet Tracking Cookies vlerësohet - kuptohet në formë plotësisht anonime - sjellja e përdoruesit gjatë vizitës së ueb sajtit tonë. REHAU si dhe, sipas rastit, organi përgjegjës marrin nëpërmjet tyre informacione të çmuara mbi mënyrën se si përdoret ueb sajti, çfarë ia bën të mundur REHAU si dhe, sipas rastit, organit përgjegjës, që ta drejtojë atë më mirë sipas interesave të vizitorëve.

Cookies komercialë
Përveç Cookies tanë, ne përdorim third party Cookies për të shfaqur reklama të personalizuara në ueb sajtet tona dhe ueb sajtet e tjera. Kjo procedurë quhet "Retargeting". Ajo bazohet në aktivitetin tuaj në ueb sajtin tonë.

Siguria e të dhënave

Ne disponojmë procedura sigurie teknike dhe organizative për të ruajtur sigurinë e të dhënave tuaja personale dhe për t›i mbrojtur të dhënat tuaja personale kundër përdorimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe/ose kundër humbjes, modifikimit, publikimit ose aksesit të paqëllimshëm.

Të drejtat tuaja

Ju keni vetë mundësinë për të kontrolluar respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen e të dhënave nga REHAU. Për këtë ju gëzoni këto të drejta:

  • Të drejtën e informacionit
  • Të drejtën e aksesit dhe të kundërshtimit
  • Të drejtën e raportimit, fshirjes dhe kufizimit
  • Të drejtën e transferimit të të dhënave

Nëse keni pyetje për këto të drejta në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund t'i drejtoheni personit tonë përgjegjës për ruajtjen e të dhënave, i cili është në dispozicion edhe në rastet e kërkesave të aksesit, sugjerimeve ose ankesave. Me kërkesë, REHAU ju njofton, mundësisht pa vonesë, me shkrim në përputhje me të drejtën e zbatuar nëse janë ruajtur të dhëna personale për ju te ne dhe cilat janë këto të dhëna. Nëse, pavarësisht përpjekjeve tona për saktësinë e të dhënave dhe përditësimin e tyre, janë ruajtur informacione të rreme, me kërkesën tuaj ne do t'i korrigjojmë ato.

Printo