REHAU Shqipëri & Kosovë

Kompania REHAU Kosovë është themeluar në vitin 2000, ndërsa kompania REHAU Shqipëri në vitin 2008, dhe dy kompanitë janë zyrë përfaqësuese të REHAU Maqedoni, në kuadër të Grupit REHAU.


Verwaltung Deutschland - Rehau Rheniumhaus

REHAU Shqipëri & Kosovë

Kompania REHAU Kosovë është themeluar në vitin 2000, ndërsa kompania REHAU Shqipëri në vitin 2008, dhe dy kompanitë janë zyrë përfaqësuese të REHAU Maqedoni, në kuadër të Grupit REHAU.


Zyrat përfaqësuese REHAU Tiranë dhe REHAU Prishtinë, si dhe REHAU Shkup SHPK janë pjesë e 170 zyrave të Grupit REHAU, të cilat janë të pranishme në 54 vende në gjithë botën, dhe nga këto pika përfshihen tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Në punën tonë afariste jemi të përfshirë në fushat e: zgjidhjeve për dritare, instalime të ujit, ngrohjes dhe ftohjes në objekte, sisteme të kanalizimit dhe të ujësjellësit, zgjidhje për prodhimtarinë e mobilieve, zorrëve për kopshte.  

Të udhëhequr nga vizioni global i REHAU, të krijohen zgjidhje të cilat do të bëjnë jetën më të mirë, kemi arritur të mbajmë vendin tonë në tregun, si ofrues i zgjidhjeve të plota sistemore dhe mbështetje gjatë projektimit dhe mirëmbajtjes së tyre, çdoherë të orientuar drejt nevojave të partnerëve dhe përdoruesve të fundit që kemi.  

Rrjeti ynë i partnerëve afarist përfshin: prodhues të dritareve, instaluesve për ngrohje, ftohje dhe ujë, kompani për ndërtimin e rrjeteve të mëdha të kanalizimit dhe të ujit, prodhues të mobilieve, tregtarë, arkitektë, projektues, investues dhe kompani ndërtimore. Objektet e shumtë të ndërtuar për banim dhe zyrë gjatë viteve të fundit, në të cilat janë instaluar produktet tona, si dritaret, dyert, ngrohja në dysheme, ujë dhe përdoruesit e fundit të kënaqur, nga cilësia dhe shërbimi ynë, janë konfirmim për ne, që jemi në rrugën e drejtë për të krijuar vlera të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën.

Sot, REHAU SHPK Shkup, me zyrat përfaqësuese në Prishtinë dhe Tiranë, numëron gjithsej 25 punonjës, dhe pjesa më e madhe e tyre punojnë që prej themelimit të kompanisë. Të gjithë, vazhdimisht vijojnë trajnime për ngritjen e njohurisë së tyre, me qëllim që të jenë çdoherë të përgatitur për sfidat dhe ndryshimet të cilat i ofron vetë tregu. Punonjësit për ne janë një vlerë kryesore, dhe me motivimin, fleksibilitetin, njohurinë dhe besnikërinë e tyre vazhdimisht ndërtojmë dhe mirëmbajmë besimin e partnerëve tanë.

Shtylla e ekzistencës sonë është vlera e gjithë kompanisë globale REHAU: inovacione, konfidencialiteti, besimi.

Zyrat tona:

Verw_Rehau_Rheniumhaus_27_01 - 89324729

REHAU SHPK Shkup   

Boris Trajkovski 7 pn 
1000 Shkup, Maqedoni 
Tel: +389 2 2402 670
Faks: +389 2 2403444
E-mail: skopje@rehau.com
Ueb: www.rehau.mk

AL-D1411_CL - 94004

REHAU Zyra Përfaqësuese Prishtinë

Eqrem Çabej  13
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38/ 222 368
Faks: +381 (0) 38/ 222 370
E-mail: prishtina@rehau.com
Ueb:  www.rehau.al 

Verw_Rehau_Rheniumhaus_27_01 - 89324729

REHAU Zyra Përfaqësuese Tiranë

Autostrada Tiranë - Durrës Km 1
1033 Tiranë / Shqipëri
Tel / Faks. ++355 4 4500 610
Celular: ++355 6820 22541, Celular: ++3556878790
E-mail: tirana@rehau.com
Ueb:  www.rehau.al 

Temat tona lokale

Ju lutemi shtoni tema lokale këtu

REHAU në të gjithë botën

Për informacione të detajuara në lidhje me produktet dhe shërbimet të cilat janë në dispozicion në rajone të ndryshme, si dhe për vende të lira dhe mundësi për bashkëpunim, vizitoni ueb faqet e shteteve.

Faqet e internetit në të gjithë botën



Njihuni me ne

Qëllimi dhe vlerat

Më shumë

Suksesi me shifra

Më shumë

Zgjidhje inovative

Më shumë

REHAU Shqipëri & Kosovë

Qëndrueshmëria

Më shumë

Karriera

Më shumë

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection