KËMBYESI I NXEHTËSISË AJËR-TOKË AWADUKT THERMO

Këmbyesi i nxehtësisë ajër tokë AWADUKT Thermo


Ajër i pastër i freskët – i transportuar perfekt në mënyrë higjienike 

Përmes sistemit të ventilimit bëhet këmbimi natyral i ajrit. Ajo nuk ngrit vetëm mirëqenien tuaj, por e mbron edhe portofolin tuaj. Pasi që pa dritare të hapura me anim i ulni kostot e energjisë.

Prandaj sistemet e ventilimit nuk gjejnë përdorim vetëm në shtëpitë me shpenzim të ulët të energjisë apo pasive. Edhe në shtëpinë tuaj mund t’ia dalë që ajri i pastër të kursejë energji – pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndërtim të ri ose përmes masave të rindërtimit. 

Nga A – si hapja e thithjes – deri në Z – temperatura e dhomës

Ajri i freskët natyral transportohet përmes hapjeve të thithjes në tavan ose në dysheme.

AWADUKT Thermo ju ofron të gjitha mundësitë. Gjithnjë e më shpesh hyjnë në përdorim kulla të jashtme thithëse, sepse ato kursejnë vend dhe nuk prekin arkitekturën e godinës. Ato e thithin ajrin. Nga pluhuri dhe poleni i filtruar ajri i pastruar arrin në godinë përmes një sistemi unik tubash me shtresë antimikrobiale. 

Avantazhet në regjimin e verës


Mësoni më shumë rreth avantazheve gjatë verës...

Avantazhet në regjimin e dimrit


Mësoni më shumë rreth avantazheve gjatë dimrit...

Potencial jashtë mase i kursimit të energjisë

Krahas furnizimit të drejtpërdrejtë në godinë, furnizimi i kontrolluar indirekt dhe inteligjent, përmes një rrjeti prej tubash të shtruar nën tokë, ofron një potencial jashtë mase të kursimit të energjisë: Gjatë verës me atë ftohet ajri, gjatë dimrit ngrohet. Kjo do të thotë që ju ajrin e freskët gjatë dimrit e ngrohni më pak, ndërsa gjatë verës duhet ta ftohni më pak, për ta arritur temperaturën ideale të dhomës. Sa mund të kurseni konkretisht, saktë mund ta llogaritni paraprakisht. Këtu me gjithë dëshirë Ju ndihmojmë më tutje. 

Sa energji do të kursehet që sot përmes përdorimit të temperaturës së tokës, tregon shifra impresionuese: Vetëm në vitin 2013 në Gjermani janë fituar 8,7 miliardë kWh – kërkesa vjetore për rrymë e mbi 1,7 milion familjeve ose 0,6 % e nxehtësisë së përgjithshme të nevojshme në Gjermani.* Prej atëherë në kontinuitet rritet ky numër. * www.unendlich-viel-energie.de/erneuerbare-energie/erdwaerme

Arkitektura e tubacioneve vendimtare

Ideale për këmbyesin e nxehtësisë ajër-tokë është arkitektura e posaçme e tubave AWADUKT Thermo. Ajo garanton me besueshmëri përçueshmërinë maksimale. Kjo është vendimtare për efikasitetin e pranimit të temperaturës nga toka përreth. Prandaj me tubat AWADUKT Thermo do të arrini një efikasitet jashtëzakonisht të lartë. 

Në një thellësi prej 1,50 deri 2,50 metra, temperatura e tokës është konstante si dimrit ashtu edhe verës. Mirëpo mbi tokë jo. Tek këmbyesi i nxehtësisë ajër-tokë (LEWT) ky dallim i temperaturave shfrytëzohet për kursimin e energjisë. Temperatura-Delta mes ajrit të jashtëm të thithur dhe ajrit të futur në godinë është një fitim i pastër – nuk duhet më që në mënyrë plotësuese të ngrohet intenzivisht gjegj. të ftohet.

Drejt objekteve referente

Video

Si funksionon këmbyesi i nxehtësisë ajër-tokë AWADUKT Thermo dhe çfarë avantazhesh ju ofron, shihni në Video-n tonë. 

REHAU – Partneri juaj

Këshillim

Për të gjitha pyetjet lidhur me temën AWADUKT Thermo merrni tek ne çdo Support.

Këshillim për financim

Çfarë përkrahje financiare ekziston për riparimin energjetik, ku dhe sa?

Specialistët tanë Ju këshillojnë në hollësi. 

Tel: +49 9131 92-0.

Ne jemi aty për ju!

Printo