Përfitoni nga mirëmbajtja e lehtë.
Meqenëse askush nuk dëshiron të kalojë shumë kohë duke pastruar dhe mirëmbajtur dritaret, dritaret tona ju ofrojnë komfort të veçantë, pasi dritaret tuaja janë tejet të ekspozuara ndaj një niveli të lartë stresi. Në mot me shi, dëborë, papastërti ose pluhur por gjithashtu edhe hapje dhe mbyllje të rregullt të dritareve dhe dyerve.
Dritaret REHAU janë të pajisura me një sipërfaqe të veçantë. Pastrimi i mërzitshëm që ju shpenzon i dritareve i përket së kaluarës. Nga sot, pastroni me ujë pa u munduar. Kështu, ju mbetet më tepër kohë për aktivitete të tjera.
- Dëshironi të keni dritare që pastrohen lehtë? Kornizat e dritareve tona karakterizohen nga një sipërfaqe e veçantë. Ajo i jep dritareve tuaja një shkëlqim fisnik dhe jashtëzakonisht të lëmuar. Kështu papastërtitë dhe pluhuri nuk kanë shumë mundësi të prekin sipërfaqe të mëdha.
- Nuk keni kohë për mirëmbajtje? Nuk duhet të humbisni kohë me lyerje të mërzitshme dhe as me mirëmbajtje. Mjafton që pjesët e lëvizshme një herë në vit t’i mirëmbani me një pikë vaj gatimi dhe mbylljet me silikon.