Mbulesë pishine

COVREX by REHAU: Hardtop për pishinë

Mbulesa inovative e pishinës COVREX by REHAU falë dizajnit të sofistikuar dhe vetive të shkëlqyeshme të materialit i përgjigjet kërkesave më të larta. Version me shkumë i mbulesës së pishinës me rul ofron parakushte optimale për aftësi ngritjeje dhe fuqi bartëse. Përveç kësaj nuk janë më të nevojshme mbyllje speciale fundore për mbylljen e hapësirës boshe.

Avantazhet unike të produktit e bëjnë COVREX by REHAU një sistem më të sigurt të mbulimit të pishinës në treg – si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Sipas normës NF p-90 308 Mbulesa e pishinës me lehtësi bart një peshë prej deri në 100 kg dhe kështu siguron plotësisht rënien e paqëllimshme.

Avantazhet e COVREX by REHAU

  • Sistemi më i sigurt i mbulimit të pishinës në treg – si për të rritur ashtu edhe për fëmijë
  • Deri në 5x më stabil sesa sistemet e krahasueshme dhe jashtëzakonisht i qëndrueshëm ndaj breshrit
  • Veti të shkëlqyeshme izoluese përmes konceptit inteligjent të profilit
  • Dizajn i sofistikuar në pesë ngjyra të ndryshme
  • I qëndrueshëm ndaj motit të ligë dhe kështu i përdorshëm gjatë tërë vitit
  • Rezistent ndaj ndikimeve të mjedisit dhe rrezeve UV

Teknika e mbulesës së pishinës

Në bazë të vetive të shkëlqyeshme të materialit COVREX by REHAU pothuajse mund t’i mbulojë të gjitha kërkesat. Mbulesa e pishinës me rul është 5x më stabil sesa sistemet e krahasueshme dhe në mënyrë perfekte i përshtatet kërkesave. Nuk ka më tepër nevojë për sisteme tjera të mbylljes. Falë fuqisë së përmirësuar të ngritjes ky sistem është i shkëlqyeshëm për forcë shtytëse nënujore.


Mbulesa e pishinës COVREX by REHAU: E shkëlqyeshme për forcë shtytëse nënujore

Mbulesa e pishinës COVREX by REHAU është absolutisht e qëndrueshme ndaj motit të ligë dhe kundrejt sistemeve tjera madje e testuar në stuhi breshëri. Ky sistem është i rëndomtë për instalim, i sigurt nga bora, rezistent ndaj ngricës dhe parandalon rritjen e algave. Me këtë pishina në mënyrë perfekte është e mbrojtur gjatë muajve të dimrit.

Në pranverë mjafton vetëm një fshirje e mbulesës së pishinës, derisa sistemet tjera kërkojnë një pastrim intensiv. Gjatë muajve të verës COVREX by REHAU është izolim termik për pishinën tuaj: Nxehtësia ekzistuese mbyllet nën mbulesë dhe ruhet gjatë natës.

Mundësitë e përdorimit të mbulesës së pishinës

  • Pishina në shtëpi dhe kopsht
  • Pishina private të hapura dhe të mbyllura
  • Pishina publike të hapura dhe të mbyllura
  • Pishina sportive
  • Përdorime të posaçme jashtë fushës së notit

Avantazhet e mbulesës së pishinës në Video


A keni pyetje?

Me kënaqësi do t’Ju këshillojmë lidhur me COVREX by REHAU.

Titulli *
Printo