Kur largohet treni tjetër periferik, si do të jetë moti nesër, sa hapa mund të kemi bërë sot: Ne dimë gjithçka për telefonat tanë inteligjent dhe ndjejmë se kemi çdo gjë nën kontroll. Dhe tashmë me aplikacionin RE.GUARD dimë çdo gjë edhe për tubat e ujit.2
Nivel më i lartë kontrolli me telefonin tuaj inteligjent
Aplikacioni RE.GUARD tregon me një shikim të gjitha informacionet e rëndësishme rreth tubave të ujit.
Kjo nuk ndihmon vetëm kur bëhet fjalë për të parandaluar dëmtimet nga uji i rubinetit, por gjithashtu ju ofron në çdo kohë një tablo të përgjithshme të kushteve të tubave të ujit. Nëse ka ndonjë anomali, ju do të merrni një mesazh në aplikacionin tuaj dhe ndërkohë RE.GUARD do të ndërhyjë menjëherë në mënyrë automatike dhe do të mbyllë linjën. Mbyllja manuale e tubave të ujit, për shembull kur niseni për një udhëtim të gjatë, mund të realizohet po ashtu duke përdorur aplikacionin.
Funksionon lehtë dhe gjithmonë ju vjen në ndihmë - Aplikacioni RE.GUARD
Çdo gjë me një shikim
Përshkrimi i statusit aktual gjithmonë ju tregon nëse çdo gjë është në rregull me tubat e ujit. Në këtë mënyrë, klientët tuaj janë të informuar dhe mund të shijojnë ndjesinë e sigurisë.
Jini gjithmonë të informuar
Nëse sensori i ujit zbulon një rrjedhje të mundshme, në telefonin tuaj inteligjent do të merrni menjëherë një mesazh njoftimi - në varësi të modalitetit që keni përzgjedhur, mund të vendosni nëse do ta ndërpritni ose jo ujin. Nëse zbulohet çarje e ndonjë tubi, RE.GUARD reagon vetë menjëherë.
Kurse ujë
Aplikacioni tregon me detaje konsumin ditor të ujit. Kjo tregon sasinë e ujit të konsumuar në çdo orë dhe kështu mund të kuptoni dhe zbatoni sa është sasia e konsumit të ujit që mund të kurseni.
U bindët?
Kontaktoni sot me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve të REHAU për të marrë këshilla të detajuara.
2 Kontrolloni nëse telefoni juaj inteligjent është i lidhur me internetin.