Mbani nën kontroll tubat e ujit.
Mbrojeni shtëpinë tuaj me sistemin inteligjent të kontrollit të ujit që ju ndihmon të reduktoni në mënyrë të konsiderueshme pasojat e dëmtimeve nga uji.
RE.GUARD – Sistemi i kontrollit të ujit me teknologji të optimizuar në mënyrë të sigurt
Me RE.GUARD keni një problem më pak
RE.GUARD mbron shtëpinë tuaj duke zvogëluar pasojat e dëmtimeve nga uji falë teknologjisë moderne. Sepse sistemi me dizajnin që ka fituar ndërhyn në mënyrë të sigurt përpara se të ndodhë diçka e keqe.
Tashmë i disponueshëm
Avantazhet tuaja me sistemin inteligjent të kontrollit të ujit
I shpejtë dhe i lehtë për tu instaluar
Instalim i lehtë nga një specialist dhe konfigurim i shpejtë falë magjistarit intuitiv të instalimit. Nëse është e nevojshme mund të shtoni edhe detektorët e ujit.
Çdo gjë nën kontroll
Me aplikacionin4 të RE.GUARD, kontrolloni tubat tuaj të ujit nga kudo dhe merrni njoftime në telefonin tuaj inteligjent4 në rast anomalish.
Siguri unike
Përfitoni mbrojtjen maksimale me teknologjinë e matjes me ultra tinguj, standardin me valë Z-Wave dhe bateritë e emergjencës.
Për të gjitha
Shtëpitë me një dhe me dy familje1, pavarësisht nëse po bëni ndonjë ndërtim, rinovim ose shtesë të re. Dhe falë dizajnit të tij kompakt, instalimi është i mundur edhe në hapësirat më të mbyllura.
Minimizoni në mënyrë inteligjente dëmtimet tuaja nga uji
Dëmtimet nga uji i rubinetit janë më të shpeshta se sa zjarret apo dëmtimet nga stuhitë. Tubat e çarë, pajisjet që rrjedhin, lidhjet me defekt të lavatriçes - shkaqet janë të ndryshme dhe pasojat zakonisht janë tepër serioze. Shpesh na prishen dokumente të rëndësishme dhe sende të dashura dhe për shkak të lagështisë formohet shumë shpejt edhe myku që është tepër i dëmshëm për shëndetin. Më pas duhet të kryhet një rinovim i thelluar: Përveç se duhet të koordinoheni me ustallarët, puna me shoqërinë e sigurimit kërkon po ashtu shumë kohë dhe nerva.
Në Gjermani, çdo 30 sekonda ndodh një dëmtim nga uji.2
1
Sistem i kontrollit të ujit RE.GUARD
ndihmon në identifikimin e çarjeve të tubave dhe rrjedhjeve të pikave dhe mbyll tubin e ujit në rast dëmi. Përveç kësaj, ai mat konsumin e ujit dhe ju lejon të bllokoni dhe të çbllokoni në mënyrë manuale tubat e ujit. Instalimi bëhet direkt pas matësit të ujit, përpara filtrit të furnizimit të shtëpisë me ujë.
2
Detektori i ujit RE.GUARD
lidhet në mënyrë të sigurt me sistemin e kontrollit të ujit përmes standardit me valë Z-Wave dhe zbulon ujin që rrjedh në zona kritike. Detektorët e ujit mund të vendosen kudo në shtëpi dhe shoqërohen me një kabull zgjatëse për vendet shumë të vështira për tu arritur.
Mund ta porosisni në: www.rehau.de/webshop
3
Modemi RE.HUB4
lidh pajisjet tuaja RE.GUARD me internetin dhe mund të lidhet lehtësisht me ruterin tuaj.
4
Aplikacioni4
i RE.GUARD informon në çdo kohë dhe kudo klientët tuaj përmes telefonit inteligjent dhe i ndihmon ata të identifikojnë sasinë e konsumit të ujit që mund të kursejnë në mënyrë të qëndrueshme.
Ja si funksionon sistemi inteligjent i kontrollit të ujit
RE.GUARD ju ndihmon të zbuloni çarjet e tubave dhe rrjedhjet e pikave në tuba dhe monitoron dhomat me ndihmën e detektorëve të ujit.
Në rast anomalish, RE.GUARD bllokon linjën dhe ju njofton përmes aplikacionit4.
Kështu do të minimizoni dëmet e kushtueshme, mykun dhe humbjet jomateriale dhe do të parandaloni në mënyrë efektive problemet me shoqëritë e sigurimit që ju marrin aq shumë kohë.
Keni kontroll të plotë me Aplikacionin RE.GUARD
Çdo gjë me një shikim
Në përshkrimin e statusit aktual, mund të shihni në çdo kohë 4 nëse çdo gjë shkon mirë me tubat tuaj të ujit. Në këtë mënyrë, ju jeni të informuar dhe mund të shijoni ndjesinë e sigurisë.
Jini gjithmonë të informuar
Nëse sistemi i kontrollit të ujit zbulon një rrjedhje të mundshme, ju do të 4 informoheni menjëherë përmes mesazheve të njoftimit - në varësi të modalitetit që keni përzgjedhur, mund të vendosni nëse do ta ndërpritni ose jo ujin. Nëse zbulohet çarje e ndonjë tubi, RE.GUARD reagon vetë menjëherë.
Kurse ujë
Aplikacioni 4 tregon me detaje konsumin ditor. Ju mund të shihni se sa ujë keni përdorur në një orë të caktuar dhe kështu mësoni sa ujë konsumoni, dhe nëse është e nevojshme, të kurseni.
Aplikacioni RE.GUARD është i disponueshëm pa pagesë për iOS dhe Android:
Standardi i çertifikuar me valë Z-Wave
Z-Wave është një standard me valë i çertifikuar i përshtatur për shtëpitë inteligjente. Pajisjet Z-Wave komunikojnë vetëm me njëra tjetrën dhe me modemin RE.HUB. Si rezultat, pajisjet mbrohen kundër sulmeve të drejtpërdrejta të jashtme dhe RE.GUARD mund të funksionojë edhe pa internet ose pa u lidhur me cloud.
Po ashtu, sinjalet me valë janë shumë më pak të ndjeshme ndaj interferencave se sa lidhja me WLAN dhe, brenda një distance prej 30 metrash, mund të përshkruajnë edhe tavane dhe mure të trasha bodrumesh. Falë kohës së shkurtër të transmetimit dhe energjisë së ulet të transmetimit të pajisjes, konsumi i energjisë dhe ekspozimi ndaj rrezatimit janë në nivele shumë më të ulëta se sa me WLAN.
Detektorët e ujit - më shumë siguri në pika kritike
Detektorët e ujit RE.GUARD mund të vendosen lehtë në shtëpi, edhe pas instalimit të sistemit inteligjent të kontrollit të ujit. Me ndihmën e kabullit vazhdues, ju mund të indetifikoni ujin që rrjedh edhe në vende që janë shumë të vështira për tu arritur.
Jini kudo të sigurt - edhe nëse jeni duke udhëtuar
Më pak shqetësim, më shumë liri
RE.GUARD funksionon krejtësisht në mënyrë të pavarur dhe zbulon çarjet e tubave dhe rrjedhjet në mënyrë autonome.
Mbrojtje e sigurt në çdo kohë
Funksioni automatik i fikjes mund të ndërhyjë edhe nëse interneti nuk është i lidhur dhe bllokon automatikisht linjën në rast se tubat çahen. Falë baterive të emergjencës, RE.GUARD punon edhe në rastet kur ndërpritet energjia elektrike. Detektorët e ujit që mund ti vendosni kudo që ju ofrojnë më shumë mbrojtje.
Gjithmonë modaliteti i duhur
Në aplikacionin mund të përcaktoni modalitete të ndryshme kur ndodheni në shtëpi ose jashtë saj, kështu që mund të specifikoni planin e duhur për çdo situatë.Kurseni nga sigurimi
Dëmtimet nga uji shkaktojnë kosto shumë të larta për shoqëritë e sigurimit të ndërtesave. Sistemi inteligjent i kontrollit të ujit siguron që dëmi të jetë sa më i vogël përpara se të ndodhë diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse ju përfitoni nga reduktimi i kostos së primit që ofrojnë disa shoqëri sigurimi përmes mbrojtjes së integruar nga rrjedhjet. Thjesht pyesni shoqërinë tuaj të sigurimit.
RE.GUARD – Sistemi i kontrollit të ujit. I thjeshtë. Më inteligjent
Broshurën së bashku me një përmbledhje të plotë të sistemit të ri të kontrollit të ujit RE.GUARD mund ta shkarkoni nga faqja jonë e internetit.
Broshurë
Shkarko
(pdf, 2 MB)
Fletushkë
Shkarko
(pdf, 371 KB)
Pyetjet më të rëndësishme për sistemin inteligjent të kontrollit të ujit
Në rubrikën tonë të FAQ, ju do të gjeni detajet më të rëndësishme rreth RE.GUARD dhe shumë informacione të tjera lidhur me sistemin inteligjent të kontrollit të ujit.
1 RE.GUARD është projektuar për shtëpi me një deri në dy familje dhe nuk është i përshtatshëm për komplekse të mëdha banimi me më shumë se dy njësi banimi.
2 https://www.gdv.de/de/zahlen-und-fakten/versicherungsbereiche/wohngebaeude-24080
3 https://www.schadenprisma.de/wp-content/uploads/pdf/1/sp_1_2018_art1.pdf
4 Nëse telefoni juaj inteligjent është i lidhur me internetin