FAQ për kontrollin e ujit me RE.GUARD

Pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme rreth sistemit të kontrollit të ujit dhe detektorëve të ujit RE.GUARD.

BAU-D1520 - 73775


Cilat pjesë të sistemit RE.GUARD duhet ti mbroj në mënyrë optimale?

Përveç sistemit të kontrollit të ujit RE.GUARD, ju duhet RE.HUB për të vendosur kufijtë specifikë të shtëpisë dhe kontrollin përmes aplikacionit. Detektori i ujit RE.GUARD është opsional dhe mbron zona veçanërisht të ndjeshme.

A mund të përdor detektorë të ujit RE.GUARD veç e veç?

Jo. Për të garantuar një mbrojtje efektive, duhet që sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD të përdorë detektorët e ujit RE.GUARD, të cilët garantojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në rast emergjence.

A vazhdon të jem i mbrojtur në rast se ndërpritet energjia elektrike?

Sistemi i kontrolli të ujit RE.GUARD mund të pajiset me bateri emergjence, të cilat mund të mbajnë në funksion pajisjen në rast se ndërpritet energjia elektrike maksimumi për 24 orë.

A mund ta hap sistemin e kontrollit të ujit RE.GUARD në mënyrë manuale?

Në rast se hapja nëpërmjet aplikacionit ose në vetë pajisjen nuk është më e mundur, ju mund të hiqni kapakun e sistemit të kontrollit të ujit RE.GUARD dhe të hapni barrierën manualisht me dorë. Përshkrimi ndodhet në pajisje.

A mund ta instaloj sistemin e kontrollit të ujit RE.GUARD vetë?

Instalimi i sistemit të kontrollit të ujit RE.GUARD duhet të kryhet siç duhet vetëm nga një partner specialist i REHAU. Listën e shoqërive të specializuara mund ta gjeni këtu. Vlerat e kufijve janë të renditura te udhëzimet dhe mund të përshtaten nga instaluesi, por gjithashtu dhe nga vetë klienti. Ne rekomandojmë që vlerat fillestare të vendosen nga instaluesi.

A mund ti vë vetë në funksion detektorët e ujit RE.GUARD?

Po, vënia në funksion është intuitive vetëm me disa hapa të thjeshtë. Pra, ju mund ti vendosni më shumë detektorë uji në të ardhmen. Ju mund të porosisni detektorët e ujit RE.GUARD nga specialisti juaj ose në internet në adresën rehau.com/seminari.

A mund të instalohet sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD me çdo sistem tubash?

Po, falë lidhjes së filetuar, sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD mund të lidhet me të gjitha sistemet e tubave. Për rrjedhojë, kontrolli i ujit RE.GUARD është po aq i përshtatshëm për ndërtime të reja, rinovime dhe shtesa.

A është sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD i përshtatshëm për t'u instaluar në tubat e ujit të pijshëm, apo është testuar më vete?

Një çertefikatë DVGW ose DIN DVGW (DVGW = Shoqata Gjermane e Gazit dhe Ujit) sqaron se ky produkt është i përshtatshëm për t'u përdorur në sektorin e ujit të pijshëm dhe të instalohet në tubacione. Pajisja është e çertifikuar sipas DIN 3553 DVGW. Çertifikata vendoset në dispozicion sipas kërkesës.

A mund të instalohet sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD para filtrit të ujit të shtëpisë?

Po. Metoda e matjes me ultra tinguj nga RE.GUARD shkaktohet nga grimca të pista, p.sh. rëra B nuk ndikohet negativisht. Kështu, filtri i ujit të shtëpisë mund të shihet gjithashtu si një shkak i mundshëm i shkaktimit të dëmeve.

A është i mundur instalimi në tubat e ujit të nxehtë?

Jo, instalimi është i mundur vetëm në tubat e ujit të ftohtë ose në linjën e furnizimit me ujë të ftohtë për ngrohjen e ujit.

Unë jetoj në një godinë me shumë familje. A mund të instaloj RE.GUARD në shtëpi?

Aktualisht, instalimi është i mundur vetëm në një apartament individual të godinës me apartamente me furnizim të decentralizuar me ujë të nxehtë. Sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD nuk mund të instalohet në tubin kryesor të ujit të pijshëm të një godine me apartamente, për shembull në bodrum pas matësit kryesor të ujit.

Për cilin sistem operativ është i disponueshëm aplikacioni RE.GUARD?

Aplikacioni RE.GUARD është i disponueshëm për Android 7.0 dhe iOS 11.

A është RE.GUARD i mbrojtur ndaj sulmeve kibernetike?

I gjithë sistemi kontrollohet rregullisht për çështje sigurie nga institucione të pavarura. Nëse është e nevojshme, përditësimet e firmuerit sigurohen nëpërmjet aplikacionit. Nëse, pavarësisht të gjitha masave të sigurisë, dikush arrin të hyjë në sistemin tuaj, RE.GUARD mund të shkëpusë furnizimin me energji në çdo kohë dhe më pas të hapet manualisht me dorë. Për më tepër, pajisjet Z-Wave janë veçanërisht të sigurta për sa i përket sulmeve kibernetike, pasi ato komunikojnë vetëm me njëra-tjetrën ose me modemin dhe kështu nuk janë të aksesueshme direkt nga interneti.

A më nevojitet aplikacioni për të kontrolluar RE.GUARD?

Sistemi i kontrollit të ujit RE.GUARD mund të përdoret gjithashtu pa aplikacion vetëm në vetë pajisjen. Sidoqoftë, ky kontroll përmban vetëm funksione themelore, Konfigurimet e përcaktuara nga përdoruesi bëhen ekskluzivisht përmes aplikacionit RE.GUARD. Funksionin e mbrojtës mund ta përdorni gjithashtu pa përdorur aplikacionin.

A mund ta përdor aplikacionin RE.GUARD pa Cloud?

Po, aplikacioni RE.GUARD mund të përdoret gjithashtu pa lidhje me Cloud dhe vetëm në rrjetin lokal WLAN. Sidoqoftë, disa elementë, siç është njoftimi i anomalive, kontrolli ose ndjekja e përdorimit të ujit, nuk janë të disponueshme kur jeni jashtë këtij rrjeti.

Çfarë ndodh me informacionin tim personal?

Të gjitha të dhënat, si p.sh. kredencialet, vlerat e konsumit dhe konfigurimet e kufijve ruhen në serverat e BE. Ky informacion përdoret vetëm për të garantuar funksionimin e pajisjeve. Për më shumë informacion, shihni politikën e privatësisë së aplikacionit.



Me vetëm 4 komponentë për një kontroll të sigurt të ujit

410-D002 - 80181

Sistem i kontrollit të ujit RE.GUARD

ndihmon në identifikimin e çarjeve të tubave dhe rrjedhjeve të pikave dhe mbyll tubin e ujit në rast dëmi. Përveç kësaj, ai mat konsumin e ujit dhe ju lejon të bllokoni dhe të çbllokoni në mënyrë manuale tubat e ujit. Instalimi bëhet direkt pas matësit të ujit, përpara filtrit të furnizimit të shtëpisë me ujë.

IGT_0608-Online - 87306

Detektori i ujit RE.GUARD

lidhet në mënyrë të sigurt me sistemin e kontrollit të ujit përmes standardit me valë Z-Wave dhe zbulon ujin që rrjedh në zona kritike. Detektorët e ujit mund të vendosen kudo në shtëpi dhe shoqërohen me një kabull zgjatues për vendet shumë të vështira për tu arrirë.
Mund ta porosisni në adresën:
www.rehau.de/webshop

AL-D1638 - 70923

Modemi RE.HUB 1

lidh pajisjet tuaja RE.GUARD me internetin dhe mund të lidhet lehtësisht me ruterin tuaj.

410700_Mockup_Iphone_Homescreen - 86243

Aplikacioni1

i RE.GUARD ju informon në çdo kohë dhe kudo përmes telefonit tuaj inteligjent dhe ju ndihmon të identifikoni sasinë e konsumit të ujit që mund të kurseni në mënyrë të qëndrueshme.

 


410-D057_CL - 86089


Dil tani



Ne jemi aty për ju!

Na kontaktoni tani dhe merrni këshilla të detajuara lidhur me sistemin inteligjent të kontrollit të ujit RE.GUARD. Nëse vendosni edhe kodin tuaj postar, ne gjithashtu mund t'ju rekomandojmë një specialist të përshtatshëm në zonën ku ju banoni për të instaluar RE.GUARD.

Ju lutemi plotësoni fushat e shënuara me "*" dhe më pas klikoni "Kërkesë jo detyruese".

Faleminderit për kërkesën tuaj. Do t'ju kontaktojmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kërkesa juaj nuk u dërgua. Ju lutemi kontrolloni fushat e detyrueshme.

An error occured, please try again later. (Form was not sent!)


1 Nëse telefoni juaj inteligjent është i lidhur me internetin.

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection