Sistemi i ngrohjes nën dysheme: FAQ

Ndonjë pyetje? Këtu do të gjeni përgjigjet lidhur me temën e ngrohjes dhe ftohjes sipërfaqësore.

Sistemi i ngrohjes nën dysheme: FAQ

Sa vend i duhet sistemeve të ngrohjes sipërfaqësore?

Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes sipërfaqësore janë pothuajse të padukshme. Ata instalohen duke kursyer vend në dysheme, mur dhe tavan. Vizualisht, fshihen plotësisht aty ku janë të vendosura. Kjo ju fal një liri të madhe për dizajnin e shtëpisë suaj – falë sistemeve të posaçme të rinovimit me lartësi jashtëzakonisht të ulëta të ndërtimit edhe në raste modernizimi.

A është i mundur instalimi i ngrohjes/ftohjes sipërfaqësore në të gjitha objektet?

Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes janë të përshtatshme pothuajse për të gjitha fushat e aplikimit në shtëpi. Qoftë ndërtim i ri, rinovim ose rast i posaçëm si rindërtimi i nënçatisë: ngrohja sipërfaqësore është gjithnjë një vendim i mirë. Opsionet më të mëdha të dizajnit janë natyrisht tek ndërtimet e reja, pasi atje çdo dhomë mund të projektohet më vete. Ngrohja e dyshemesë në banjë, ngrohja e tavanit në dhomën e gjumit dhe ngrohja e murit në dhomën e ndenjës – nuk ka kufi në lirinë e dizajnit.

A është i kushtueshëm instalimi i sistemeve të ngrohjes sipërfaqësore?

Instalimi i ngrohjes/ftohjes sipërfaqësore për specialistin tuaj është i shpejtë, i sigurt dhe i lehtë. Të gjithë komponentët janë projektuar për punët e rënda të përditshme në kantieriet e ndërtimit, me qëllim që të mos lindin probleme. REHAU ofron një sistem të plotë ku të gjithë komponentët janë të harmonizuar me njëri tjetrën – një avantazh gjatë instalimit dhe përdorimit!

Cilat janë mënyrat e instalimit?

Ngrohja/ftohja sipërfaqësore REHAU mund të instalohet në mënyra të ndryshme në shtëpinë tuaj. Duke filluar nga ajo klasike, ngrohja e dyshemesë, përmes shtrimit në mur e deri te sistemet e tavaneve. Pavarësisht se çfarë lloj instalimi ju zgjidhni: gjithnjë ekzistojnë sisteme të posaçme për ndërtime të reja dhe rinovime, për ndërtime në të njomë dhe në të thatë. Kështu, ngrohja sipërfaqësore REHAU i përshtatet nevojave tuaja, dhe jo anasjelltas!

A janë sistemet e ngrohjes sipërfaqësore të përshtatshme për alergjikë?

Po, sistemet e ngrohjes sipërfaqësore janë jashtëzakonisht të përshtatshme për alergjikët. Meqenëse përmes shpërndarjes së barabartë të nxehtësisë në dhomë nuk ngrihet pluhuri dhe merimangat sikur te sistemet me radiatorë. Ngrohjet sipërfaqësore e lënë ajrin të qetë dhe kështu e ulin praninë e merimangave të pluhurit në ajër. Kjo në masë të madhe i zvogëlon ankesat e alergjikëve nga pluhuri shtëpiak.

Çfarë tubash përdoren për sistemin e ngrohjes sipërfaqësore REHAU?

Për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes sipërfaqësore, REHAU përdor tubat e testuara RAUTHERM SPEED. Falë materialit PE-Xa me teknologji të lartë, ato janë të qëndrueshëm ndaj presionit, të padepërtueshëm nga oksigjeni dhe të fortë. Në kombinim me teknikën e dëshmuar të bashkimit me rrethe rrëshqitëse krijohet një sistem i sigurt për ngrohjen tuaj sipërfaqësore.

Cilat lloje të dyshemeve mund t’i kombinoj me ngrohjen/ftohjen sipërfaqësore?

Në thelb, nuk ka kufizime sa i përket përzgjedhjes së dyshemesë. Pllakat e qeramikës, shtroja prej tekstili, parketi apo shtroja plastike janë opsionet e mundshme. Mirëpo në kombinim me ngrohjet sipërfaqësore më së miri përshtaten dyshemetë prej guri, zhiri ose qeramike. Me qëllim që dyshemeja të jetë e përshtatshme me ngrohjen/ftohjen e dyshemesë, do të duhej të përdoren vetëm dysheme të miratuara nga prodhuesi.

A kanë nevojë sistemet e ngrohjes sipërfaqësore për temperatura të larta uji?

Jo! Në krahasim me sistemet me radiatorë, ngrohjes sipërfaqësore të REHAU i duhet temperaturë dukshëm më e ulët e ujit, për të ngrohur një dhomë në mënyrë të këndshme. Sistemet me radiatorë përdorin një temperaturë prej rreth 70° Celsius, ngrohjet sipërfaqësore një temperaturë prej vetëm rreth 35° Celsius. Parimi është i qartë: Sipërfaqja më e madhe e ngrohjes ka nevojë për më pak ujë të nxehtë. Kjo jo vetëm kursen energji, por është mirë edhe për mjedisin – gjithsesi rrit edhe komfortin e jetesës! Për shkak të temperaturave mesatare të rrjedhës, ngrohja/ftohja sipërfaqësore mund të kombinohet mirë me gjeneratorët e zakonshëm të nxehtësisë.

A më furnizon Rehau me aksesorët e duhur për ngrohjen sipërfaqësore?

Po. REHAU si furnizues i sistemit, disponon një gamë të gjerë për ngrohjen sipërfaqësore. Nga tubat për sisteme të shumëllojshme të shtrimit e deri te rregullatori i dhomës, REHAU mund t’i furnizojë të gjitha që ju duhen për një përdorim optimal të ngrohjes/ftohjes sipërfaqësore.

A mund të rregulloj në çdo dhomë temperaturën time individuale të komfortit?

Po, kjo është shumë e thjeshtë. Me rregullatorin Nea nga REHAU dhe teknikën e përpiktë të shpërndarjes dhe të rregullimit, munden të rregulloni individualisht për çdo dhomë temperaturën e dëshiruar. Rregullatori është i lehtë dhe intuitiv për përdorim. Kësaj i shtohet edhe dizajni tërheqës i rregullatorit, i cili në vitin 2013 ka fituar çmimin “red dot design”.

Nga muaji tetor 2019, komforti i vendosjes së temperaturës suaj do të jetë edhe më i volitshëm. Rregullatori i ri i dhomës NEA SMART 2.0 ju frymëzon me funksione inteligjente. Ai përshtatet në mënyrë automatike me sjelljen e përdoruesve të tij, duke garantuar në mënyrë automatike temperaturën e duhur në po kohë dhe duke kursyer deri në 20% të kostos së energjisë. Falë teknologjisë “Geofencing”, ai e kupton kur banorët e shtëpisë po kthehen në shtëpi. Kontrollin manual mund ta kryeni përmes vetë pajisjes, përmes kontrollit me zë ose kudo dhe kurdo përmes aplikacionit. I disponueshëm në dy versione ngjyrash, i bardhë dhe i zi, dhe me kornizën elegante me dritë vezulluese, nuk mund të dëshironit më shumë për sa i përket dizajnit.

Kujt mund t’i drejtohem, nëse interesohem për ngrohje sipërfaqësore REHAU?

REHAU bashkëpunon ngushtë me sipërmarrjet e specialistëve të zejtarisë-SNK. Drejtohuni një specialisti në afërsinë tuaj, ai me dëshirë do të ju këshillojë!

Shoqëri e specializuar në zonën tuaj

Gjeni shpejtë dhe lehtë një shoqëri të specializuar që mund ta kontaktoni drejtpërdrejtë.

Kërko një shoqëri të specializuar

Kontakte

Keni ndonjë pyetje rreth sistemit tonë të ngrohjes nën dysheme? Jemi të lumtur t'ju këshillojmë

Na shkruani

Kontakti

Faleminderit për kërkesën tuaj. Ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kërkesa juaj nuk mund të dërgohet. Ju lutemi kontrolloni fushat e detyrueshme.

An error occured, please try again later. (Form was not sent!)

Të gjitha fushat e shënuara me * duhet të plotësohen

Engineering progress

Enhancing lives

Kontakti

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection