Dritë nga rrotullimet

REHAU Lyteus

Ultra e hollë, transparente dhe fleksibile-këto atribute karakterizojnë dritat inovative OLED. Si pjesë e programit europian Lyteus, me gjithsej 14 partnerë, specialisti i polimereve REHAU verpon si i ashtuquajturi „klient lansues“, flet si pilot-klient. Së bashku me kompani të njohura si AUDI AG, Pilkington dhe EMDE design, specialisti i polimereve mbështetë me njohuritë e tij në përshtatjen e pilot-linjës që është në ndërtim e sipër për nevojat e tregut dhe klientit.  Qëllimi është që teknologjia inovative e ndriçimit OLED të vihet në dispozicion për kompanitë e të gjitha madhësive në një afat të mesëm, në mënyrë që të sjellim shpejt produktet në treg dhe me kosto efektive. Aktivitetet kërkimore janë mbështetur nga Komisioni i BE-së përmes Photonics Public Private Partnership me një total prej 14 milion Euro.

„REHAU me këtë projekt futet në tregun e elektronikës për shtypje. Me njohuritë tona në procesin e përpunimit të plastikës, ne përpiqemi të integrojmë OLED-filmat në shirita dhe profile“, shpjegon Dr.-Ing. Constanze Ranfeld, Hulumtimi dhe Zhvillimi i Korporatave / Teknologji të Avancuara në REHAU. Për shembull, nëse projekti do të ketë sukses, këto profile mund të ndriçojnë kabinat e avionëve si një pikë kryesore të dizajnit. Për më tepër, shiritat OLED me bazë plastike dhe fleksibil mund të përdoren për fusha të shumta aplikimi. Specialisti i polimereve gjithashtu sheh si të mundshëm përdorimin në industrinë e automobilave. REHAU demonstron lirinë e re të projektimit duke përdorur shembullin e platformës së tij teknologjike Smart Backend.

Në pjesën e pasme të automjetit, folie që u integruan spiralisht në dritat, duke krijuar një efekt unik visual. Në pjesën e pasme të automjetit, folitë u integruan në mënyrë spirale tek dritat, duke krijuar një efekt unik vizual. Integrimi i OLED në produktet e REHAU përshtatet në mënyrë të përsosur me strategjinë e kompanisë. Qëllimi i kompanisë është që të zhvillohet vazhdimisht: spcialisti i polimereve investon në teknologji inovative në mënyrë që të furnizojë klientët e vet me produkte kualitative dhe teknikisht me cilësi të lartë.

Sidoqoftë, teknologjia nuk është ende e përshtatshme për tregun masiv për shkak të intensitetit të çmimit dhe disponueshmërisë së kufizuar: „OLED-ët mund të jenë ndriçuesit e së ardhmes. Së pari, megjithatë, kërkimi duhet të vazhdoj dhe çmimi do të ulet“, thekson Ranfeld. Lyteus mbështetë kompanitë në mbylljen e këtij hendeku. Integrimi në dritare do të ishte gjithashtu i mundshëm.

„Panelet e qelqit që janë transparente gjatë ditës dhe ndriçojnë dhomën në mbrëmje, janë një ëndërr e së ardhmes“, sqaron zhvilluesi i saj.


REHAU Lyteus

Rreth Lyteus

Lyteus nënkupton zgjidhje dhe shërbime në nivelin më të lartë. Projketi fokusohet në pilot-prodhimin e OLED-ve specifik për klientët, dhe përqendrohet në aplikacionet për automobila, projektimin e ndriçimit dhe aplikacioneve të hapësirës ajrore. Koordinuar nga qendra Holst, Lyteus mbledh 14 partnerë kompetentë nga pesë vende europiane: AUDI AG, Qendtra për Proces të Inovacioneve (CPI), VTT, Fraunhofer, M-Solv, FlexEnable, DuPont Teijin Films, Brabant Development Agency (BOM), REHAU, EMDE Design, Pilkington, Coatema Coating Machinery dhe AMIRES. Lyteus është një iniciativë e Photonics Public Private Partnership, i cili mbështetet nga programi i hulumtimit dhe inovacionit Horizon 2020 i Bashkimit Evropian nën marrëveshjen e grantit Nr. 688093 (Projekt PI-SCALE) me një kontribut prej 14 milion eurosh.

www.lyteus.com

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection